• |
ide | kryesore

1 kg heroinë në autobus për Greqi, shpallen në kërkim dy shoferët

Lajme, Të fundit



Për sasinë prej 1 kilogram heroinë që u kap ditën e djeshme në Kakavijë, policia njofton se ka shpallur në kërkim dy shoferët e autobusit ku u gjet droga.

Policia e Gjirokastrës njofton se janë shpallur në kërkim dy shoferët e autobusit të një firme private greke. Ata janë 47-vjeçari A.K. me banim në Greqi dhe 38-vjeçari K.T. me banim në Tiranë.

Autobusi kaloi nga Shqipëria në Greqi. Në territorin grek, në pikën kufitare të Kakavijës, poshtë sediljes së shoferit u gjet pakoja me 1 kilogram heroinë.

Ndërkohë raportohet se edhe dogana shqiptare ushtroi kontroll në autobus, që nga kontrolli fizik deri te skanimi, por sasia e drogës nuk u zbulua.

Ditën e djeshme u raportua se shoferët kanë kuptuar se do të kontrolloheshin në doganë dhe janë arratisur me vrap në territorin shqiptar. Pista ku po heton policia tani parashikon dy shoferët si trafikantë të drogës.

Hetimet për këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike vazhdojnë, sikurse dhe kontrolli për kapjen e dy shoferëve të arratisur.

LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *