• |
ide | kryesore

Grabitet një dyqan celularësh në Durrës, hajdutët thyejnë xhamat dhe marrin xhiron ditore

Lajme, Të fundit



Një grabitje ka ndodhur në qytetin e Durrësit në mes të ditës së sotme. Hajdutët kanë vjedhur xhiron ditore në një dyqan “Vodafone”.

Pasi kanë thyer xhamin e dyqanit hajdutët kanë marrë rreth 2 milionë lekë.

Ata, duket se kanë vepruar me profesionalizëm, pasi nuk kanë grabitur asnjë telefon celular që ndodhej në dyqan.

Kjo për arsyen se telefonat gjurmohen. Ngjarja ka ndodhur në stacionin e trenit në qytetin bregdetar.  Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e hajdutëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *