• |
ide | kryesore

Kalon sot në sitën e Vettingut, zbardhet pasuria e gjyqtares Altina Xhoxhaj

Lajme, Të fundit



Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe Vitore Tushës. Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori; Fatos Lulo u shkarkua nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e rikonfirmuar deri më tani në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përfaqësuar nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo ka caktuar seancën dëgjimore me gjyqtaren Xhoxhaj më 23 prill. E diplomuar në vitin 1994 në Fakultetin e Drejtësisë, Altina Xhoxhaj e filloi karrierën në gjyqësor një vit më vonë si gjyqtare e shkallës së parë në Tiranë. Në vitet 2006-2010 ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në maj të vitit 2010 u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Paralelisht me detyrën si gjyqtare, Xhoxhaj ka edhe një karrierë të gjatë si akademike. Në vitet 1995-2000 ajo ka qenë pedagoge e jashtme në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë dhe prej vitit 2013 jep lëndën “E drejta tregtare” në Shkollën e Magjistraturës. Xhoxhaj është gjithashtu eksperte e trajnimit për gjyqtarë.

 



1 Comment

  1. Me siguri kjo i ka trajnuar si te pranojne dhurata nga vellezerit, motrat, kunatat, kuneterit dhe gjyshet qe nuk jane me ne kete dynja. Edhe kjo nuk e ka ditur si plotesohet formulari dhe do kete bere ndonje gabim te vockel prej 100 mije dullaro qe nuk e dinte se ja kishin bere dhurate gabim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *