• |
ide | kryesore

Pamje të Rënda/ Pas shpërthimit në Fier, nëna do të nxjerrë të birin nga makina

Lajme, Të fundit



Janë publikuar të tjera pamje pak sekonda pas shpërthimit të një mjeti tip “Benz” në Fier, brenda së cilit ndodhej 38-vjeçari, Ervin Memo.
Në makinë ka flakë, ndërsa qytetarët të tmerruar kërkojnë ndihmë e hedhin ujë. Memo duket qartë brenda makinës, ndërsa nëna e tij dhe persona të tjerë tentojnë ta nxjerrin nga makina.

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, pak minuta pasi Memo kishte parkuar mjetin e tij, ndërsa videoja që po shihni është regjistruar nga dëshmitarët okularë, pasi gjithë lagjja u trondit nga zhurma.

Kujtojmë se nga shpërthimi, Memo mbeti i plagosur rëndë, ndërsa thuhet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e poshtme nga ana e pasagjerit. Ndërkohë, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Thuhet se familja Memo është në procese gjyqësore për disa prona në Fier, ndërsa kjo mbetet një ndër pistat kryesore ku po heton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *