• |
ide | kryesore

Skandali me tenderat e nipit të Sadri Abazit, reagon inxhinieri i mjedisit: Më është keqpërdorur diploma

Lajme, Të fundit



Pas skandalit me dokumente flasë që përfshiu kompania e nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, reagon edhe inxhinieri i mjedisit Bekim Selmani. Sipas bashkisë Elbasan, kjo komapni i ka fituar tenderat publikë me dokumentacion të falsifikuar. Kompania me administrator Arbër Abazin ka garuar dhe ka fituar tenderin për “Shërbimin e pastrimit të qytetit të Elbasanit”. Ndërkohë, në lajmin e bërë publik nga mediat përmendet edhe emri i shtetasit kosovar Bekim Selmani, si inxhinier mjedisi, i cili sipas bashkisë nuk ka diplomë për inxhinier mjedisi.

Komunikat për media

Në bazë të shkrimeve nëpër media, jam njoftuar se mua Bekim Mehmet Selmani më eshte keqpërdorur diploma nga kompania “Alko Impex General Counstractioni” kompani në të cilën unë kam punuar nga muaji Shkurt 2009 deri më Shtator 2012 në Kosovë. Me ketë raste dua të distancohem nga çdo lloj përgjegjësie që më është ngarkuar nga kompania në fjalë duke abuzuar me dokumentacionin tim, pa dijenine time. Për përdorimin e diplomës time, keqperdorimin e të dhënave personale, dhe keqperdorim të dhënave personale në faksifikim të dokumentit do të njoftohen organet përkatëse. Dua të theksoj se unë qe 4 vite jetoj dhe punoj jashte Kosoves dhe te gjitha këto keqpërdorime janë bërë pa dijenin time.

Me respektë Bekim Selmani” – shkruan Selmani në reagimin e tij.

 

 



1 Comment

  1. po pse kot ka hyre ai ne parlament,kot e ngre doren sic i thote kryetari.Po mos bente para me te tilla forma ci hynte ne pune te lodhej duke ndenjur ne parlament,apo ka mend per te dhene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *