• |
ide | kryesore

Sondazhi / Tsipras po rëshket drejt humbjes së pushtetit

Planet



Një avantazh prej 13% i Demokracisë së re kundrejt SYRIZA-s rezulton në sondazhin e fundit të Metron Analysis, që publikohet në gazetën Ta Nea. Në bazë të hulumtimit, partia më e madhe opozitare grumbullon 36,3% të preferencës së elektoratit, në kohën që partia e Aleksis Tsiprasit merr 23,3%. Në vend të tretë ndodhet Lëvizja e Ndryshimit (PASOK, Potami, etj.), me 9% dhe pasojnë Agimi i Artë me 7,1 dhe partia Komuniste me 6,7%.
Unioni i Qendrës duket se e arrin cakun e përfaqësimit në parlament me 3,3%, ndërsa Grekët e Pavarur të ministrit aktual të mbrojtjes Panos Kammenos, dështojnë ta arrijnë këtë, me 2,5% të preferencës që kanë mundur të marrin.
Në pyetjen se cilin konsideroni më të përshtatshëm për kryeministër, shefi i opozitës, Kyriakos Mitsotakis merr 26%, duke lënë mbrapa kryeministrin aktual, i cili merr 17%.

Gazeta Tribuna Athinë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *