• |
ide | kryesore

Vetingu/ Gjykatëses së Kushtetueses nuk i dalin llogaritë e pronave në Gjirin e Lalzit

Lajme, Të fundit



Mospërputhje në deklarim për burimin e parave, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti në vitin 2005, 109 metra katrorë me vlerë 60 mijë euro dhe probleme edhe me një truall që ka në Gjirin e Lalzit. Këto janë vetëm disa nga konstatimet e KPK për pasurinë e Altina Xhoxhajt, seanca për të cilën ka nisur e pritet verdikti pas ‘vetingut’.

Sipas hetimit administrativ te KPK, gjyqtarja e Kushtetueses ka një apartament të blerë në vitin 2005, për 60 mije euro 109 metra katrore. Ka një truall në Gjirin e Lalzit që e ka blerë 400 mijë leke dhe mbi të një shtëpi që e ka blerë 5 mln leke. Ndërkohë që kursimet e bashkejetuesit rezultojnë 61 mije dollare dhe 15 mije euro.

Sipas KPJ, apartamenti 101 m katrore ne Tirane ka mospërputhje per burimin e parave, ka mungese te ardhurash sipas analizes per blerjen e apartament. Sa i perket apartamentit te Gjiri i Lalzit 2+1 plus verandë, ka gjithashtu probleme. Sa i përket truallit te Gjiri i Lalzit rezulton se ka marre 100 metra katrorë më shumë se nga i takon. edhe sa u perket kursimeve te bashkëjetuesit, nuk justifikohen.

Nderkohe që avokatja e Xhoxhajt kërkon rikonfirmim në detyrë të klientes së saj. Ajo thekson se “lëvizjet jashtë të bashkëjetuesit dhe vetë Xhoxhajt kanë qenë në funksion të detyrës”. Sipas avokates, bashkëjetuesi i Xhoxhajt ka lëvizur për shkak të detyrës që bën në OSBE.

“Apartamentin në Tiranë e ka blerë bashkëjetuesi me paratë e tij, por te regjistrimi është bërë në emër të të dyve, meqë bashkë kanë dy fëmijë”- tha avokatja në pergjigje të konstatimeve të KPK.

Po sipas saj, apartamenti te Gjiri i Lalzit është regjistruar në bashkëpronësi, pasi është blerë me kontribut të përbashkët. “Eshte blerë pas 16 vjetësh punë të subjektit. Xhoxhaj ka qenë anëtare e KLD, pedagoge dhe gjyqtare. Dhe këto justifikojnë kontributin për apartamentin”- tha avokatja.

Për truallin 221 metra katrorë, sipas avokates, subjekti ka bërë procedurat ligjore sipas asaj që i ka kërkuar ALUIZNI. “Eshtë trualli nën apartament që përfshin hyrje dhe oborr”-tha ajo.

Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe Vitore Tushës. Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori; Fatos Lulo u shkarkua nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e rikonfirmuar deri më tani në detyrë.



1 Comment

  1. A tu bofsha o veting. U pastrua qyteti dhe nga nje bajge. Kjo plera e kushtetueses kur ishte gjykatse e gjykates Tirane nuk bote gjyq pa leke. I ka rrjepe ish pronaret. Deri edhe nenave me femije te vegjel qe kerkonin pension ushqimor nga burrat e ndare iu merrte leke. Nese ka gjykatse te korruptuar kjo eshte nishi. Babai i saj Seiti ka qene oficer i Enver Hoxhes dhe fiks kete ne 92 Berisha e beri gjykats se ja kerkoi Gazedede. Seitin e ngriten gjykates ne apel kur denoi Maks Haxhine. Ne apel as ky nuk bote gjyq pa leke. Si i ati edhe e bija. Xhaxhai i saj Perparimi, vellai i Seitit ne kohen e monizmit ka qene shef sigurimi te shtetit ne Shkoder ku marre ne qafe qindra shkodrane. Burrin kesaj e mori Nishani president, si kshilltar. Tani kjo Altina ka siguru edhe grinkarten amerikane dhe tallet si te doje. Po grumbullonte leke pa hesap per te jetu ne Amerike. Sot bertet kunder vetingut. Vetem burgu i lan hesapet me keta hajdute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *