• |
ide | kryesore

Adele: E admiroj Rihannen

Paparazzi, Slider



Adele ka shkruar një tribut shumë pasionant në listen e TIME 100 të këtij viti.

Lista – e cila u publikua të enjten në mëngjes – paraqiti një shumëllojshmëri tributesh dedikuar personave të përzgjedhur (100 personat më influencues të vitit). Muzikantes iu kërkua të bënte një dedikim me shkrim për miken e saj Rihanna. Adele u përpoq të shkruante mbi momentin kur takoi Rihannën për herë të parë, por nuk mundi për shkak se e admironte aq shumë sa që e kishte humbur fare.

“Unë në fakt nuk e mbaj mend herën e parë që e takova Rihannën, ndoshta sepse isha e mpirë nga tronditja e madhe,” shkroi Adele. “Ajo është vetëm një vit më e madhe se unë, por ndihem sikur ajo ka qenë gjithmonë prezente në botes e muzikës. Përparimi i suksesit të saj është i dukshëm, i qëndrueshëm, i merituar dhe jashtëzakonisht i natyrshëm”. Në këtë shkrim, Adele kujton se si Rihanna “shpërtheu” në skenën e muzikës me hitin e saj “Pon de Replay” në vitin 2005, por ama ajo mendon se kënga “Umbrella” ka qenë ajo e cila ja zgjeroi shumë audiencën Rihannës;



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *