• |
ide | kryesore

Autoritetet kanadeze pas sulmit me furgon: Autori nuk ka lidhje me terroristët

Planet



25-vjeçari i akuzuar se drejtoi një furgon mbi këmbësorët në qytetin Toronto, të Kanadasë, duke vrarë kështu 10 persona dhe duke plagosur 15 të tjerë, do të dalë sot para gjyaktës. Policia e Torontos është ende duke kërkuar motivin e sulmit, ndërkohë që shefi i policisë tha se duket si një veprim vërtet i qëllimshëm.

Policia thotë se Alek Minassian, banor i rrethinave të Torontos, u arrestua pa ndonjë incident.

Mbrëmë, autoritetet u munduan të ulin shqetësimet se veprimi i të dyshuarit mund të ketë lidhje me ndonjë kërcënim më të madh.

“Ngjarja në rrugën këtu pas nesh ishte e tmerrshme, por nuk duket se ka ndonjë lidhje me sigurinë kombëtare, të paktën sipas informacionit të deritanishëm”, u tha gazetarëve Ministri për Sigurinë Publike, Ralph Goodale.

Sipas kanalit CBC, zyrtarët kanë thënë se i dyshuari nuk ka ndonjë lidhje me grupe terroriste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *