• |
ide | kryesore

Euro i kthehet rënies, sërish poshtë 129 lekëve

Lajme



Monedha e përbashkët evropiane ka humbur edhe sot pikë në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, duke iu afruar sërish nivelit më të ulët të 10 viteve, që u arrit në fillim të prillit. Më 6 prill, 1 euro u këmbye me 128.84 lekë, ndërsa sot u këmbye me 128.96 lekë.

Euro u nënçmua me 0.04 pikë, në krahasim me një ditë më parë, referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Rënia e euros muajt e fundit, sipas ekspertëve, lidhet me qarkullimit e lartë të monedhës së përbashkët evropiane në vend. Pritet që euro të vijojë të jetë e dobët edhe në muajt në vijim, teksa me afrimin e verës fillojnë e forcohen efektet sezonale si prurjet e emigrantëve dhe të ardhurat nga turistët.

Ndërkohë, dollari amerikan ka vijuar rritjen edhe ditën e sotme, duke u këmbyer me 105.65, + 0.23 në krahasim me një ditë më parë. Të njëjtin trend ka ndjekur edhe paundi britanik, që u këmbye sot me 147.35 lekë, me një rritje prej 0.18 pikë, në krahasim me fillimjavën.



2 Comments

  1. me siguri jan shkarkuar nja 10 ton kanabis ne itali e nja 1 ton kokain ne gjermani.ndryshe nuk rritet leku me lesh negjmije.

  2. Pasuria e vendit po mbeshtet tek fuqia e lekut. Kjo tregon qe shteti kerkon te mbledhe valute per te jetuar, me manovrat e kambizmit deshtak te kesaj qeverie, sepse po shihet se prodhimi vendas e investimet jane ne disheze, andaj eshte vene ne levizje banka. Keta do arrijne ta ulin vleren e valutis si ne kohen e merhumit, por deri atehere mbase kane rene nga fiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *