• |
ide | kryesore

Gati formimi i qeverisë së re në Itali, PD koalicion me Pesë Yjet

Planet, Të fundit



Në Itali duket se është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë së re, mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Pesë Yjet. Kryetari i dhomës së deputetëve Roberto Fico, i emëruar nga Presidenti i Republikës si kryenegociator për arritjen e një marrëveshje qeverisëse mes Lëvizjes 5 Yje dhe Partisë Demokratike është takuar me përfaqësuesit e këtyre forcave politike. PD ka thënë se do të pranojë qeverisjen me Pesë Yjet me kushtin që kjo parti të mbyllë dialogun me Partinë Lidhja e të konfirmojë pamundësinë e një aleance qeverisëse me qëndrën e djathtë italiane. Mbetet për t’u parë nëse Pesë Yjet do të plotësojnë apo jo kërkesat e PD-së.

©LAPSI.al 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *