• |
ide | kryesore

Genocidi në Srebrenicë/ Kërkohet burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiç

Lajme, Të fundit



Prokurorët e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar që ish-udhëheqësi i serbëve në Bosnje, Radovan Karaxhiç, të dënohet me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për genocid.

Prokurorja Katrina Gustafson, para një paneli prej pesë gjyqtarësh të Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në Hagë, ka thënë se Karaxhiç ka “abuzuar fuqinë e tij për të derdhur gjakun e viktimave të panumërta” gjatë luftës në Bosnjë, që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë në fillim të viteve 90-të.

“Drejtësia kërkon që ai të marrë dënimin më të lartë të mundshëm – burgim të përjetshëm”, ka thënë Gustafson.

Në mars të vitit 2016, Karaxhiç është shpallur fajtor për dhjetë akuza që lidhen me mizoritë e kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1992-95 dhe është dënuar me 40 vite burgim.

Ai është dënuar për genocid, lidhur me rolin e tij në Masakrën e Srebrenicës, ku rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë. Kjo ngjarje konsiderohet si masakra më e rëndë në Evropë, që prej Luftës së Dytë Botërore.

Lufta në Bosnje mori jetën e mbi 100 mijë personave dhe rreth 2.2 milionë të tjerë, u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Karaxhiç ka kërkuar rigjykim apo lirim nga akuzat.



3 Comments

  1. Karagjiqi eshte nje nder kanibalet e shumte ne serbi.
    pra 27 viteve si i ri ne mosh me kujtohet,vetem mi perpend fjalen shqiperi u denojshin shqitaret shume vite burg dhe sbume raste nuk dalshin te gjalle nga burgu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *