• |
ide | kryesore

Greqi, tre shqiptarë autorë të dyshuar për vrasjen e një 19-vjeçari

Lajme, Të fundit



Autorët e vrasjes së 19-vjeçarit grek në lagjen ‘Marousi’ dyshohet të jenë tre të rinj shqiptarë të moshës 23, 24 dhe 33 vjeç. Mediat greke shkruajnë, se për ta janë lëshuar edhe urdhër arrestet ndërkombëtare.  Autoritetet zbuluan se disa orë pas krimit 23-vjeçari mbyll faqen e facebook dhe një ditë pas krimit niset për në Shqipëri, ndërsa tre ditë më vonë edhe dy autorët e tjerë u larguan për në Shqipëri. Sipas CNN grek shkak i vrasjes ka qenë një konflikt për drogën.

19-vjeçari i kishte dhënë paratë për të marrë një sasi hashashi, por që nuk e mori kurrë. Natën e krimit viktima kishte kërkuar që të merrte drogën, pasi kishte paguar paratë. Në këto moment ka pasur një grindje, që rezultoi fatale për të riun. Nga hetimet rezulton se tre autorët e dyshuar janë akuzuar më parë për grabitje dhe vjedhje. Krimi ndodhi në 18 mars 2018 në në sheshin Heroes në Maroussi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *