• |
ide | kryesore

Itali/ Pranë një qeverie mes PD dhe Lëvizjes 5 Yjet

Arkiva



Një raund i ri negociatash politike për formimin e qeverisë në Itali është zhvilluar ditën e sotme. Mediat italiane raportojnë se Kryetari i dhomës së deputetëve, Roberto Fico, i cili është emëruar nga Presidenti si kryenegociator për arritjen e një marrëveshje qeverisëse, është takuar me përfaqësuesit e “Lëvizjes 5 Yjet” dhe Partisë Demokratike.

Mësohet se Partia Demokratike, përmes kryetarit të përkohshëm të saj Maurizio Martina, ka deklaruar se kjo parti është e gatshme për këtë formë të re qeverisëse, me kusht që “Lëvizja 5 Yjet” të mbyllë dialogun me Partinë Lidhja, dhe të konfirmojë pamundësinë e një aleance qeverisëse me qëndrën e djathtë italiane.

“Forca jonë politike bëri vlerësimet e saj pas votës së 4 marsit që për Partinë Demokratike ishte një skenar humbje. Por pas këtij fakti të ri, pra propozimit të Presidentit për një qeveri koalicioni mes 5 Yjeve e Partisë Demokratike, e pas përpjekjeve pa sukses të arritjes së koalicioneve të tjera qeverisëse, Partia Demokratike është e disonueshme të qeverisë me 5 Yjet me kusht që kjo forcë politike të ketë mbyllur dialogun me Partinë Lidhja e të konfirmoj pamundësinë e një skenari qeverisës me qëndrën e djathtë.Partia Demokratike angazhohet të bashkëpunojë me 5 Yjet pa fshehur pikëpamjet e ndryshme politike që na ndajnë”, u shpreh para gazetarëve kreu i Partisë Demokratike, Maurizio Martina.

Vijojnë negociatat për marrëveshjen e re, dhe kryenegociatori Roberto Fico po zhvillon bisedimet me përfaqësuesit e “Lëvizjes 5 Yjet”, të cilët nëse pranojnë këto kërkesa, i hapin rrugë formimit të qeverisë së re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *