• |
ide | kryesore

Mbërrin në Tiranë Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, pritet nga Rama

Lajme, Të fundit



Ka mbërritur në vendin tonë Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili është pritur me një ceremoni zyrtare ne Tirane, nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Ai vjen në kryeqytet në kuadër të një turi tre ditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup.

Ndërkohë, pritet që Kryeministri Edi Rama të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Merkel.

Vizita e Ramës ne Bruksel vjen disa dite pasi lideri i PD Lulzim Basha ishte ne Gjermani ne një vizite 3 ditore, për te lobuar për hapjen e negociatave te Shqipërisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *