• |
ide | kryesore

Nesër Rama takon kancelaren Merkel dhe deputetin gjerman që “sulmoi”

Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama nis një vizitë dyditore në Berlin. Momenti kryesor i kësaj vizite do të jetë takimi me Kancelaren Angela Merkel. Biseda do të fokusohet te pritshmëritë për një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në ditën e dytë, Kryeministri Rama do të shkojë edhe në Bundestagun gjerman, institucioni që do të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave. Është planifikuar një seancë bashkëbisedimi mes Kryeministrit dhe Komisionit të Jashtëm në Bundestag.

E veçanta është se ky Komision drejtohet nga Gunther Krichbaum, ai që ditët e fundit është vënë në qendër të një përplasjeje të re mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryeministrit Rama.

Në fundjavë, Basha akuzonte kreun e Qeverisë se po financonte një fushatë denigruese me shënjestër kreun e Komisionit për Çështjet e Europës në Bundestag. Deklarata e Bashës shkaktoi reagimin e Kryeministrit përmes një postimi në Facebook

Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë!”, – u përgjigj Rama.

Këtë të mërkurë, Kryeministri Rama dhe deputeti gjerman do të jenë ballë për ballë për të përplasur argumentet e tyre.



6 Comments

  1. Ky eshte budalla fare!!! Flet si Taulant Balla maje kotecit per gjermanet!!! S’e di qe ia qin motren Krichbaumi po te doje…

      1. Mos ta qin ty motren dhe gruan!!! Hahaha…E more vesh cfare thashe?? Kur ta marresh vesh me shkraj prape, rrotkari,fshatar dhe injorant…

  2. Neser po shikokemi nje takim te luanit, me mizen e mutit,Ec;fare do presim nga kjomize, qe per interesat e tije e te mafies qe ka ngritur do te mundohet me ate gumezhitjen e tije te na shurdhoje, e nuk ka as vete per te degjua LUANIN, sepse do jete duke u dridhur, ose ne me te keqen,, kur ta shohe se genjeshtrat europa nuk i ha si populli vet, do filloi presioninrus, e me emigrantet, DHi e zgjebosur,, e bishtin perpjete. Mbasi ka mbushurbaeqet, e tavolinat, ka hapur vende pune, ka rritur rrogat e pensionet, tere emigrantet nga bota po duan te vijne tek shteti bukur qe ka ngritur narko trafikanti. Suksese bandave pa per popullin ky i ka ndenjur me gjishtin prapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *