• |
ide | kryesore

Pak ditë pas vdekjes së bashkëshortes shtrohet në spital edhe George Bush

Planet



Vetëm pak ditë pas vdekjes së gruas së tij, Barbara Bush, është shtruar me urgjencë në spital edhe ish-presidenti George H. W. Bush.

Në një njoftimpër shtyp, përfaqësuesi i tij Jim McGrath tha se ish-presidenti Bush është shtruar në spital pasi u konstatua se ka infeksion në gjak.

Ai po i përgjigjet mirë trajtimeve dhe duket se do ta marrë veten. Sipas “The Independent”, ish-presidenti 93-vjeçar për disa vite ka luftuar kundër një gjendjeje shëndetësore të rrallë.

Tashmë ai është diagnostikuar me sëmundjen Parkinson. Parkinson cilësohet si një sëmundje e rrezikshme ku disa qeliza nervore të trurit dëmtohen ose vdesin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *