• |
ide | kryesore

Pasuria Altina Xhoxhaj, avokatja e saj sqaron pasurinë e gjyqtares së Kushtetueses

Lajme, Të fundit



Pas i komisioni i pavarur i kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore me gjyqtaren Altina Xhoxhaj, në media qarkulluan lajme për pasurinë e saj e cila ishte 2-fishuar gjatë dekadës së fundit. Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe avokatja e Xhoxhajt, e cila ka sqaruar se klientja e saj e ka deklaruar pasurinë e saj.

Ne emër te Anëtares se Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, përfaqësuesja e saj ne këtë proces Av. Shehi shpjegon ne interes te kujtdo qe është i interesuar:

Duke marre shkas nga informacioni i pasakte i publikuar ne media, dhe ne respekt te interesit te publikut, eshte me vend te qartesohet se bazuar ne te dhenat, dokumentet dhe shpjegimet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasuria e vetme qe ka blere me te ardhurat e saj Anetarja e Gjykates Kushtetuese Altina Xhoxhaj, pas 24 vjetesh pune, eshte vetem 1/2 pjese e nje apartamenti prej 59 m2 te ndodhur ne Ishem, Durres, dhe 1/2 e truallit perkates prej 220 m2 nen dhe rreth ketij apartament (trualli eshte blere nga ALUIZNI sipas llogaritjes se bere prej ketij instituticioni).

Duhet qartesuar se pasuria apartament prej 100 m2, qe ndodhet ne nje zone jo preferenciale te Tiranes, eshte shlyer plotesisht nga Bashkejetuesi, i cili si subjekt i ligjit per deklarimin e pasurive ka deklaruar dhe provuar burimin e te ardhurave me deklarimet e bera nisur nga viti 2003. Ne procesin e regjistrimit ne ZRPP, 1/2 e ketij apartamenti eshte regjistruar edhe ne emer te Altina Xhoxhaj ne vitin 2011, si bashkepronesi e dhuruar nga Bashkejetuesi me te cilin ka dy femije. 

Te ardhurat e Altina Xhoxhaj, gjate viteve 2003-2016, kane qene ne shumen 23,489,113 Leke, dhe te ardhurat e Bashkejetuesit e saj, vetem per vitet 2003-2016, jane ne shumen 25,426,907 Leke; keto te ardhura bashke me te ardhurat e gjeneruara nga te dy bashkejetuesit para vitit 2003 kane mbuluar investimet e mesiperme dhe kursimet ne formen e depozites te deklaruara nga Zj. Xhoxhaj ne shumen ~ 30.000 USD.    

Publikimi ne media i informacioneve te pasakta nga moskuptimi i shpjegimeve te dhena ne seancen degjimore date 23.04.2018 para Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, nuk ndihmon procesin e vendimmarrjes se KPK dhe as permiresimin nepermjet ketij procesi te besimit te publikut tek gjyqesori.”

 

 



1 Comment

  1. Sa me shume te zmadhohet gjeja aq me shume buje ben. Ne na duhen klikime dhe jo lajmi i vertete.
    Nese ajo deklaron se ka 10 leke ne do ta deklarojme se ajo ka 100 leke..
    Ne kesaj ne gazetari i themi LIRI E FJALES . Ne fund te fundit ne bejme ligjin.. ne vendosim kur genjejme dhe kur themi te verteten. Ne mund te manipulojme opinionin publik si te duam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *