Megjithë dosjet e nxhehta që i presin, me arsenalin bërthamor të Iranit në krye, Presidenti francez Emanuel Macron dhe ai Donald Trump nuk po i fshehin shenjat e një takimi të ngrohtë me njëri tjetrin. Trump doli vetëm për ta pritur në shkallët e Shtëpisë së bardhë homologun e tij frëng, por ky i fundit i tejkaloi të gjitha parashikimet duke treguar shenja afeksioni që mikpritësi i tij nuk i priste. Ai i ka dhuruar një uthje të vërtetë franceze në njërën nga faqet. Dhe ashtu sikurse duket në video, Trump nuk e kishte marrë ende veten nga puthja e parë kur miku i tij francez i ka zgjatur buzët edhe në faqrn tjetër.
Ky gjest përpos prersidentit amerikan ka surprizuar edhe gazetaren e MSNBC që po komentonte imazhet live. Ajo ashtu sikurse dëgjohet ka bërë fillimish një pauzë ka qeshur dhe vetëm pastaj ka komentuar këtë puthje “alla europine” që amerikanët nuk e kanë zakon.
Ndërsa gazetari Brian ëilliams ka bërë shaka disa çaste më pas në të njëjtin televizion duke thënë” për një moment mendova se ata do të paraqesnin një listë dhuratash martes tek “Crate & Barrel”.
Kësaj ngjarjeje i ka kushtuar një artikull ironik edhe Neë York Post i cili shkroi se Makron bëri çështë e mundur të evitonte shtrëngimin e dorës nga Trump duke e surprizuar me dy puthje”.
Lapsi.al/ Burimu Huff Post France
WATCH: President Trump and the First Lady welcomes France’s President Macron and his wife to the White House pic.twitter.com/rmVcMiHPoA
— MSNBC (@MSNBC) April 23, 2018