• |
ide | kryesore

Liverpool – Roma/ Historia që e bën këtë sfidë një përballje për të mos u humbur

Sport



Gjithçka gati për të pritur sfidën e parë gjysmëfinale të Champions Legue, Liverpool-Roma. Një sfidë që sjell në vëmendje finalen e Kupës së Kampionëve të 30 majit 1984 kur “The Reds” triumfuan me penallti në sfidën e luajtur në Olimpico.

Në atë ndeshje ishin të parët anglezët që kaluan në avantazh me Phil Neal në minutën e 14-të, por 2 minuta para fundit të pjesës së parë Roma barazoi me Roberto Pruzzo. Asnjë ndryshim rezultati në pjesën e dytë dhe në kohën shtesë duke u bërë sfida e parë e Kupës së Kampionëve që vendosej nga penalltitë. Nga pika e bardhë gaboi Steve Nicol për Liverpool, por gabimet e italianëve Bruno Conti dhe Francesco Graziani çuan anglezët në avantazh ndërsa Alan Kennedy i dha fitoren 4-2 ekipit të tij. Ky ishte trofeu i katërt në Kupën e Kampionëve për Liverpool në 8 vite.

Çfarë thotë historia

Liverpool ka dalë triumfues edhe në një sfidë të dyfishtë në çerekfinale të Kupës Uefa në sezonin 2000/2001. Michael Owen realizoi një dopietë në fitoren 2-0 në Olimpico.

Në ndeshjen e kthimit Roma fitoi vetëm 1-0 me gol të Gianni Guigou.

Atë sezon Liverpool fitoi Kupën UEFA përballë Alaves.

Përballja më e fundit është ajo e Champions League në sezonin 2001/2002. Një barazim 0-0 në Romë dhe një fitore e “The Reds” 2-0 në ndeshjen e kthimit me Jari Litmanen dhe Emile Heskey, citon lapsi.al. 

Për Liverpool kjo do të jetë gjysmëfinalja e 10-të e Kupës së Kampioneve dhe më pas Ligës së Kampionëve. Bilanci është për “The Reds” është 7 fitore dhe 2 humbje.

1964/65 – humbje 3-4 me Inter (3-1 në shtëpi, 0-3 në trasfertë)
1976/77 – fitore 6-1 me Zyrih (3-1 në trasfertë, 3-0 në shtëpi)
1977/78 – fitore 4-2 me Borussia Mönchengladbach (1-2 në trasfertë, 3-0 në shtëpi)
1980/81 – fitore 1-1 FC Bayern München, gol në trasfertë (0-0 në shtëpi, 1-1 në trasfertë)
1983/84 – fitore 3-1 FC Dinamo Bucuresti (1-0 në shtëpi, 2-1 në trasfertë)
1984/85 – fitore 5-0 Panathinaikos FC (4-0 në shtëpi, 1-0 në trasfertë)
2004/05 – fitore 1-0 Chelsea FC (0-0 në trasfertë, 1-0 në shtëpi)
2006/07 – fitore 1-1 Chelsea FC, 4-1 me penallti (0-1 në trasfertë, 1-0 në shtëpi)
2007/08 – humbje për 3-4 kundër Chelsea (1-1 në shtëpi, 2-3 në trasfertë)

Humbja me Chelsea ndërpreu historinë e 7 fitoreve radhazi në gjysmëfinale. Në tre gjysmëfinalet e fundit është përballur me Chelsea.

“The Reds” kundër italianeve

Bilanci i Liverpool kundër skuadrave italiane në përballjet e dyfishta me eliminim është 4 fitore dhe 2 humbje. Anglezët kanë fituar dy përballjet e fundit ku mbahet medn ajo përballë Inter në çerekfinale të Champions League 2007/2008 (2-0 në shtëpi, 1-0 në transfertë).

Bilanci i Liverpool kundër të gjitha skuadrave italiane në 25 ndeshje është 9 fitore, 5 barazime dhe 11 humbje. Bilanci i Liverpool “në shtëpi” kundër një skuadre të Serie A është 6 fitore, asnjë barazim dhe 4 humbje. Anglezët kanë humbur 2 në 3 ndeshjet e fundit.

Klubi anglez ka luajtur 5 finale në Europë kundër skuadrave italiane ku nuk ka fituar asnjë, ka barazuar 2 herë dhe 3 herë është mundur, citon lapsi.al.

Sa u takon barazimeve, i ka kthyer më pas në fitore me anë të penalltive. Fillimisht 1-1 kundër Romës në Kupën e Kampioneve në 1984-ën dhe me Milanin 3-3 në finalen e Champions League në 2005-ën. 3 rastet kur kanë triumfuar italianët është ai i Superkupës së UEFA-s në 1985-ën kundër Juventus dhe po atë vit në finalen e Kupës së Kampionëve. Kujtohet edhe finalja e Champions League e fituar nga Milan në 2007-ën.

Liverpool këtë sezon në Champions League

Skuadra e Jürgen Klopp nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon të Champions League. Në fazën e grupeve mblodhi 7 pikë në shtëpi. 2-2 me Sevilla, 3-0 kundër Maribor dhe 7-0 kundër Spartak Mosca.

Të tetëshe fitoi 5-0 në udhëtim me Porto dhe barazoi 0-0 në ndeshjen e kthimit në shtëpi. Në katërshe eliminoi Manchester City falë fitores 3-0 në Anfield dhe 2-1 në trasfertë, citon lapsi.al.

“The Reds” janë të pamposhtur në Europë prej 15 ndeshjesh në shtëpi (10 fitore dhe 5 barazime). Humbja e fundit është 3-0 përballë Real Madrid në 22 tetor 2014.

Vetëm një gjysmëfinale për Romën

Roma ka luajtur deri tani vetëm një gjysmëfinale të Kupës së Kampionëve. Atë e ka fituar 3-2 kundër skocezëve të Dundee United (0-2 në transfertë dhe fitore 3-0 në shtëpi), por u mundën nga Liverpool në finale.

Roma ka fituar fillimisht 3 përballjet dyfishe me klubet angleze, por më pas ka humbur 6 përballje nga 6 të tilla. Eliminimi i fundit kundër një skuadre të Premier ishte humbja 7-6 në tetëshen e Champions League përballë Arsenal në sezonin 2008/2009.

“Verdhekuqtë” luajtën edhe këtë sezon në Angli në fazën e grupeve me Chelsea. 2-0 në shtëpi dhe barazim 3-3 në Angli. Roma ka fituar vetëm një ndeshje në 16 të luajtura në Angli duke humbur 9 herë. E vetmja fitore është ajo 1-0 kundër Liverpool në Kupën Uefa në sezonin 2000/2001.

Ecuria e Romës këtë sezon të Champions League

Roma arriti në gjysmëfinale pasi përmbysi humbjen 4-1 nga Barcelona duke fituar 3-0 në shtëpi. Roma është i vetmi klub që ia ka dalë të fitojë një përballje dyfishe këtë sezon duke përmbysur rezultatin e takimit të parë. Roma ka fituar vetëm 7 në 25 ndeshjet e fundit në Europë duke barazuar 8 dhe humbur 11. Ka fituar 5 në 8 ndeshjet e fundit. ©përgatiti LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *