• |
ide | kryesore

Vrasja e Cukut, shpallet në kërkim kushëriri i ekzekutorit, ndërmjetës mes porositësit dhe Shallarit

Lajme, Të fundit
cuku-shallari-2.jpg

Bledar Jambelli, ose i quajtur edhe ndryshe Rikardo Muho, ndodhet jashtë Shqipërisë dhe policia e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Informacionet e para janë se ka dyshime që Jambelli të jetë fshehur në Gjermani.


Me 12 qershor të vitit 2017 Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën arrest me burg ne mungesë ndaj Jambellit dhe pak ditë më parë është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar.


Në kërkim është shpallur edhe kushëriri i Mikel Shallarit. Kushëriri i Shallarit dyshohet të jetë ndërmjetësi mes Jambellit dhe Mikelit.

Mësohet se Jambelli ka qëndruar në burg vetëm 6 muaj dhe çuditërisht Gjykata e Vlorës e ka liruar. Pas lirimit, ai ka kontraktuar Shallarin për vrasjen e Cukut për hakmarrje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu