• |
ide | kryesore

Zbulohet porositësi i vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku (EMRI)

Lajme, Të fundit



Mikel Shallari i arrestuari për vrasjen e komisarit Artan Cuku ka treguar në prokurori se ekzekutimi ishte porositur nga Bledar Jambelli. Emri bëhet publik nga Neës24, që ka nxjerrë detaje nga dosja hetimore. Bledar Jambelli nga fshati Mbrostar i Fierit, njihet edhe me emrin Rikardo Muho dhe është arrestuar disa vite më parë me dyshimet për vrasje.

Shallari ka treguar se kishte marrë 3 mijë euro para vrasjes, ndërsa pjesën tjetër të parave do ta merrte pasi të kishte kryer ekzekutimin e Artan Cukut.

Bledar Jambelli është në kërkim ndërkombëtar nga Krimet e Rënda. Hetimet kanë dalë në konkluzionin se Cuku u vra për shkak të detyrës pasi arrestoi Bledar Jambellin në dhjetor të vitit 2012 me dyshimet se ai ishte vrasësi i Armando Delajt, pjesë e një zinxhiri ekzekutimesh mes bandave të Vlorës.



2 Comments

  1. ktheni ligjin me vdkje s ai vend ka marre kot. Jane bere gjithe lapangjozet me leke nga droga dhe urdherojne vrasje me pagese. Nuk po flas vetem oer rastin konkret

  2. ktheni ligjin me vdekje se ai vend ka marre kot. Jane bere gjithe lapangjozet me leke nga droga dhe urdherojne vrasje me pagese. Nuk po flas vetem oer rastin konkret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *