• |
ide | kryesore

Del emri/ Kush është biznesmeni shqiptar që u rrëmbye nga dy serbë

Lajme, Të fundit



Gazeta serbe online “Veçernje novosti” njoftoi se diku në Rashkë, para një jave, më 17 prill, është rrëmbyer kosovari Shaqir Paskoli nga Prishtina.

Sipas kësaj gazete, ai është rrëmbyer nga dy kriminelë serbë. Kriminelët, njëri nga të cilët është i njohur për policinë,thotë gazeta, janë dorëzuar në Prokurori. Pritet që dosjen ta marrë Gjykata e Lartë në Beograd pasi kërkesa për lirimin e tij, 100 mijë euro, ishte bërë në kryeqytet, thotë kjo gazetë.

Zoran J. (48) nga Kurshumlia dhe Ivan S. (43) nga Beogradi, u arrestuan në një restorant të Beogradit bashkë me partnerin afarist të Shaqir Paskolit derisa po e merrnin “shpërblimin” për lirim.

Se çfarë ka bërë biznesmeni shqiptar nga Kosova, 50 vjeçari Shaqir Paskoli (50) në territorin e Rashkës kur ai u rrëmbye, po merren shërbimet e sigurisë. Bëhet fjalë për njeriun për të cilin në ndërkohë është konfirmuar se ka blerë toka në jug të Serbisë dhe se merret edhe me tregtimin e tokës së serbëve në Kosovë, thotë gazeta.

Paskoli, sipas “Novostit”, ka partnerë afaristë dhe bashkëpunëtorë nëpër Serbi, sidomos në Nish, Bujanoc, Vranjë, Kurshumli … Me avokatë e kriminelë serbë, ai blen toka jo vetëm në Kosovë, por edhe Serbi. Ky biznesmen prishtinas është i njohur shumë në këto qarqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *