• |
ide | kryesore

Këngëtarët e famshëm që do mbajnë koncerte në Tiranë

F1, Paparazzi, Slider



Këtë verë do të mendoni më pak se ku do t’i kaloni pushimet verore. Më parë duhet të mësoni se çfarë iu ofron Tirana.

E nisim listën me shqiptarin Ermal Meta i cili pritet të vijë në Tiranë në fund të majit, menjëherë pas performancës në Eurovision. Rita Ora do të rikthehet me një koncert në Tiranë pas gjashtë vitesh mungesë. Koncerti i saj, i organizuar nga Bashkia, do të jetë falas në Sheshin Skënderbej më 3 qershor.

Më 27 korrik, këngë si “Danza Kuduro,” “Despacito,” “Gasolina,” “Limbo,” etj. do të ndezin shqiptarët. Daddy Yankee vjen në Tiranë për pak muaj dhe është një event që s’mund të anashkalohet. Biletat do të shiten prej 1 majit.Garrix flitet se do të vizitojë së pari Prishtinën, në festivalin tre ditor “Sunny Hill”, bashkë me Dua Lipën dhe Albert Stanaj. Më 18 gusht, DJ botëror do të performojë në Tiranë. Dhe ëmbëlsira për në fund, Enrique Iglesias pritet të vijë në Tiranë në gusht!

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *