• |
ide | kryesore

Koço Kokëdhima: Kompania ‘Gulf’, piramidë e Edi Ramës

Lajme, Të fundit



Për kompaninë e karburanteve ‘Gulf’ e cila falimentoi, ka reaguar edhe Koço Kokëdhima, ish-deputeti i PS-së, aktualisht kryetari i Lëvizjes ‘Zgjidhja’. Kokëdhima thotë se pronarët e vërtetë të kompanisë fshihen pas guackave offshore përtej detit dhe asnjë zyrtar i qeverisë nuk ka marrë përgjegjësi. Ai akuzon qeverinë se është duke qeverisur njësoj si firmat piramidale të Sudes apo Shemsies.

“Kompania e tregtimit të naftës “Sun Petroleum Albania”, që shet markën “Gulf”, është “zhdukur” nga qarkullimi, duke lënë me gisht në gojë qindra individë dhe biznese që i kishin parablerë tollonat e naftës me çmim 30-40% më të lirë sesa tregu. Dëmi vlerësohet me miliona euro, jo vetëm nga tollonat e shitur, por edhe nga detyrimet ndaj furnitorëve, taksat e papaguara dhe faturat fiktive që ka lëshuar kjo kompani pak përpara se të dilte nga qarkullimi. Pronarët e vërtetë të kompanisë fshihen pas guackave offshore përtej detit. Asnjë zyrtar i qeverisë nuk ka marrë përgjegjësi. Rilindja, po qeveris si piramidë, si Sudja e Shemsia. Në fund do të falimentojë shtetin, do ta çojë vendin në kaos dhe do t’i lërë të gjithë me gisht në gojë, edhe monopolet që tani i pasuron në kurriz të të varfërve, taksapaguesve dhe të brezave që vijnë. Vetëm zyrtarët e partive të vjetra që grumbullojnë dhe nxjerrin nga vendi cash-in e korrupsionit, PPP-ve dhe hashashit do të mbeten në këmbë”, thuhet në reagimin e Kokëdhimës.



2 Comments

  1. Po Edi Rama , nxenesi jot eshte. Ti ja ke mesuar keto skema. Ti ishe profesori. Mire ishte ta denoncoje kur ndaje copen e pushtetit, se tani nuk ka vlere. Eshte e pamoralshme per ty. Ju, te gjithe bashke keni vjedhur kete popull ne vite. Ne kushte mormale te konkurrences se lire te tregut, asnje nga kompanite e tua fantazem nuk do ekzistonte apo mbijetonte. Keshtu qe te shash ti Ramen, eshte si ta lash m… me sh….e.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *