• |
ide | kryesore

Makina përplas për vdekje 18-vjeçarin

Lajme, Të fundit



Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, ku raportohet se një makinë ka përplasur për vdekje një të ri vetëm 18 vjeç.

Raportohet se i riu që humbi jetën është 18-vjeçari A. Ç, i cili ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga makina.

Njoftimi i policisë: 

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Kruje-Kamzë, në vendin e quajtur Larushk, mjeti me targa AA 714 TA, me drejtues shtetasin F.Rr. ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin këmbësor A.Ç. 18 vjeç,  banues ne Larushk.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë ku po pyetet nga ana e Oficerëve  të Policisë për rrethanat e aksidentit dhe kryerjen e veprimeve  të mëtejshme procedurale”, njoftoi Policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *