• |
ide | kryesore

Merkel-Ramës: Kushte për hapjen e negociatave, vendosim në ditët e ardhshme

Lajme



Gjermania do të vendosë në ditët e ardhshme për vendimin që do të mbajë ndaj hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në në samitin e qershorit. Kështu është shprehur sot kancelarja gjermane gjatë takimit që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama.

“Ekzistojnë disa kushte për fillimin e negociatave të pranimit. Shqipëria ka punuar tashmë shumë për disa gjëra. Në ditët në vijim do të krijojmë opinionin tonë përfundimtar, ndërsa do të diskutojmë edhe me kolegët tanë europianë. Më lejoni të them në mënyrë eksplicite se Shqipëria ka nisur projekte të rëndësishme reformash dhe se është bërë përparim. Një prej tyre është vlerësimi i disa qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo gjithashtu forcon sistemin ligjor në tërësinë dhe besueshmërinë e tij. Ne e dimë se tani kontrolli duhet të zgjerohet edhe në polici. Unë vetëm mund ta inkurajoj Kryeministrin të vazhdojë në këtë rrugë”, u shpreh Merkel.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama uroi Merkelin për fitoren e zgjedhjeve, si dhe e falenderoi  për mbështetjen që ajo i jep vendeve të rajonit, në veçanti Shqipërisë. Sipas Ramës Shqipëria e meriton çeljen e negociatave në qershor.

“Ne kemi bërë përparime të pabesueshme. Kur takuam në vitin 2014, folëm gjithashtu për të bërë një reformë themelore ligjore. Sot jam krenar të them këtu se Shqipëria ka kryer një reformë të thellë në fushën ligjore dhe gjyqësore, e cila është vlerësuar si e tillë nga Komisioni Evropian dhe si një model për të gjithë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Pas rekomandimit të KE, unë shpresoj të kem mbështetjen e Gjermanisë dhe kancelares në qershor. Është shumë e qartë për ne se ky nuk është fundi. Ky është fundi i një faze dhe hapja e një faze tjetër. Ka shumë reforma, shumë sfida dhe shumë sakrifica që na presin, kështu që ne meritojmë të bëhemi anëtar i Bashkimit Evropian. Unë kam ardhur këtu për të përcjellë te kancelarja besimin tim se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë në pritje të hapjes së negociatave për anëtarësim për shkak se Shqipëria e meriton atë. Shumica për Shqipërinë thotë se jemi myslimanë. Por ne jemi një vend, ku të krishterët dhe myslimanët bashkëjetojnë me njëri tjetrin. Nga veriu në jug i Shqipërisë, ata kanë të njëjtën fe. Kjo fe është Europa”, është shprehur Rama.

Më herët gjatë vizitës në Gjermani, kryeministri Edi Rama u takua me presidentin e parlamentit, Ëolfgang Schäuble. Ndërkohë në një intervistë për Reuters, kryeministri shqiptar kërcënoi BE-në se nëse nuk hapen negociatat dhe vijohet me procesin e integrimit, Shqipëria është e rrezikuar nga ndërhyrjet ruse, por edhe nga radikalizmi islamik.



11 Comments

  1. ”””’ Gjermania do të vendosë në ditët e ardhshme për vendimin që do të mbajë ndaj hapjes së negociatave”””’

    Nuk lexova ndonje fjale ‘KUSHTE’ ne deklarate gjemane. Dhe vete artikulii e pergenjeshtron titullin e tij.

    Sa qef ka ky bushati qe te na vere kushte te tjera gjermania eee ?? A bushat a bushat.. gjimon kalma hileqare inatcor dhe hileqare ke qene.

    1. O shoku rilindas 5 kushtet i ka vënë BE dhe edvini dhe rilindja i dinë shumë mirë se ua kanë dorëzuar me shkrim, Merkeli nuk është zyrtare e rëndomtë që të përsërisë ato që janë vendosur më herët.

      1. po mire ore (moj) Luis i Shkodres.. pa na i thuaj keto 5 kushtet qe jane per hapjen e negociatave ?
        Ne media , ne opinion , ne realitet nuk eshte folur kurre per KUSHTE PER HAPJEN E NEGOCIATAVE… por ka kushte per te bere antare te BEs , kjo dihet.

        Ti po ngaterron etapat ( jo gabimisht, se ashtu te leverdis) . Etapa e rradhes eshte FILLIMI I NEGOCIATAVE…

        Ne po ti kishim plotesuar tere ato kushtet qe na jane thene sot e 20 vite.. futeshim direkt ne BE .

        Mos bej OPOZITARIN dhe aty ku nuk ka vend per opozite… se gjerat jane te qarte dhe procesi eshte i qarte.

        1. 1- Implementimi i reformave në administratën publike
          2- Pavarësia e sistemit të drejtësisë
          3- Lufta kundër korrupsionit
          4- Lufta kundër krimit të organizuar
          5- Mbrojtja e të drejtave të njeriut
          Këto kushte jo vetëm që nuk janë plotësuar, por përkundrazi janë PËRKEQËSUAR.

          1. mire shume,po greku,rumonia a i respektojn te drejtat e njeriut,dhe sa te drejta kane qamet.
            por dhe dhenja e vizave serbis ,a ne pazarin e ri,tani novi pazar,te gjithe etnik ish shqiptar,por dhe sot folet gjuha shqipe nga pleqet e jo pak persona,qe nuk goxohet as te thuhet se jane shqiptar,dhe ne qameri i njejti rrezik.

          2. Ore debil.. keto nuk jane kushte per ‘HAPJEN E NEGOCIATAVE” .. por per tu bere antare te BEs me te drejta te plota. .. Pra per ne 2025 ose 2027 ..
            Per HAPJE NEGOCIATASH nuk ka me kushte.. Dhe ti vazhdon te besh propagande ne komentet e tua.

  2. Nuk harrij t’a kuptoj ngazellimin e ketyre Hienave kur u ngjallet nje shprese sado e vogel per mospranimin e Shqiperise ne Europe!
    Po mire o kafshe me perjashtim te atyre dhe te aferme te tyre qe jane korruptuar cdo fshatar apo qytetar vetem mire ka po te hyje Shqiperia ne BE.
    Sot jane Socialistet neser vine Demokratet por Shqiperia do te mbetet aty ku eshte,

    1. Mirë do të jetë të hyjmë në BE, por do të jetë shumë më mirë me një kryeministër me karakter e jo me edvin drogën që lëpin pështymën e vet.

  3. Ketu te gjitha mediat i sherbejne ketyre funderrinave te politikes ( normale , marrin para nga taksat tona ) …Cudia eshte qe si ka mundesi ky popull rri i qete dhe fle ??? Dergon nje hajdut te degjeneruar per te bere bisedime ne Eu … me Zj . Merkel !!! Nje person qe eshte pasuruar nepermjet politikes … shkon te perfaqesoje shqiptaret , eshte e papranueshme me Eu ! Megjithate , do te shihni si do perfundojne te gjithe ata qe kane futur duart ne arken e shtetit….

  4. Problem eshte se nuk na pranon njeri ne Eu me keta perfaqesues …as me ata qe ishin !! Problem eshte se Merkel banon thjesht , pa luks ! E gjithe politika eshte perbere nga hiena ….! Varja , ketu populli i thur lavde politikes , skadal …Duhet ikur nga ky vend legen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *