• |
ide | kryesore

Mori mollë në aeroport, gjobitet me 500 dollarë

F1, Stil



Një grua thotë se ka marrë gjobë 500 dollarë nga agjensia doganore e SHBA pasi gjate kontrollit në aeroport i është gjetur një mollë në çantën e saj.

Kristal Tadlock ishte duke udhëtuar me kompaninë Delta Air Lines nga Parisi për në SHBA, kur i është gjetur molla.Ajo tha se mollën e kishte kursyer nga ushqimi që ka marrë në avion për udhëtimin tjetër për në Denver raporton Syri.netDogana e SHBA dhe Patrulla e Kufirit nuk kanë komentuar rastin, por thanë se të gjitha artikujt bujqësorë duhet të deklarohen.Ajo postoi një foto në Twitter një qese plastike dhe kutinë e cila përmbante frutën ne feta, me hashtagun “#anappleadaydoesntkeepcustomsaëay”.Kur molla u gjet, Tadlock i tha agjentit të doganës se ajo e kishte marrë nga kompania ajrore dhe e kishte pyetur nëse duhej ta hidhte apo ta hante por në vend të përgjigjes, agjenti i kishte dhënë në dorë një gjobë 500 dollarëshe.“Ai më pyeti nëse udhëtimi im në Francë, kishte qenë i shtrenjtë. Dhe unë iu përgjigja: Po…por nuk e dija përse ma bëri atë pyetje deri sa më tha…do të bëhet akoma më i shtrenjtë pasi të të gjobis me 500 dollarë”, është shprehur ajo.Zëdhënësi i Delta Air Lines tha për CBS Denver se “ne i inkurajojmë klientët tanë të ndjekin rregullat e dogana”.

“Molla në fjalë ishte pjesë e një vakt në fluturim që duhej të konsumoheshin në avion”, shtoi Delta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *