• |
ide | kryesore

Panik në Elbasan, vinçit i shkëputet goma e pasme në rrethrrotullimin e Bradasheshit

Lajme, Të fundit



Tre aksidente pa pasoja kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Elbasanit.

Më i fundit ndodhi në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku një autovinç i një ndërmarrje shtetërore të cili i është shkëputur një nga gomat e pasme, e cila ka fluturuar dhjetëra metra.

Megjithatë fatmirësisht nuk ka shkaktuar pasoja te automjetet e shumta që ishin duke qarkulluar në atë moment.

Paniku i shkaktuar ka qenë i madh pasi goma e shkëputur ka patur shpejtësi të madhe. Po hetohet për shkaqet që kanë shkaktuar këtë incident.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *