• |
ide | kryesore

Rama nis vizitën e tij në Gjermani sot, do takohet me Merkel për hapjen e negociatave

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e djeshme në Gjermani, ku pritet të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Me një foto nga ceremonia e pritjes, kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e mëngjesint në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa edhe këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga shpërndau foton nga momenti i mbërritjes së Ramës në Gjermani.

“Një ceremoni vërtet mikpritëse për kryeministrin Edi Rama”, shkruan ai në Twitter.

Në këtë vizitë, shefi i ekzekutivit shqiptar nuk është pritur nga kancelarja Merkel, por nga ambasadori i Shqipërisë Artur Kuko dhe një person tjetër.

Vizita në Gjerman i paraprin vendimit të qershorit për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *