• |
ide | kryesore

Rama po takson shqiptarët, për të pasuruar pronarët (natyrisht të mediave)!

1, Ide



Të martën, në komisionin parlamentar të mediave, u zhvillua një diskutim gjysëm tinzar dhe gjysëm i pafajshëm, ndërmjet deputetëve të PS-së. Disa mbronin idenë se taksa për televizionin, që u merret shqiptarëve sëbashku me faturën e dritave, duhet shtuar dhe disa të tjerë, se ajo duhej të mbetej aq sa është: pra 1 mijë lekë të vjetra. 

Por, përtej kësaj përplasjeje, në sipërfaqe xhenuine, fshihet një nga projektet me djallëzore që po përpilohet në zyrën e kryeministrit. Ai është i thjeshtë: nëse deri më tani taksapaguesit derdhnin para vetëm për të financuar TVSh-në, ata këtej e tutje do duhet të paguajnë dyfishin dhe më shumë, që pjesa e vjelë e parave të shkojë në xhepat e pronarëve të mediave private.

Tani është një “sekret publik”, nuk ka gazetar që nuk e di, se bosët kryesorë të mediave në vend kanë zhvilluar disa takime në zyrën e kryeministrit për të vënë në jetë projektin që i lejon atyre të pasurohen me taksat e shqiptarëve.

Natyrisht, kushdo e kupton që ky projekt i çartur është një grabitje e pastër. Kushdo është i ndërgjegjshëm se kjo është përpjekja e fundit për kapjen e televizioneve më të mëdhej në vend që edhe kështu siç janë, ngjajnë përditë e më shumë me ER TV. Kushdo s’mund të ketë asnjë dyshim, se kemi të bëjmë me një nismë që shkallmon tregun, ul edhe atë pak transparencë që ka mbetur dhe e bën qeverinë pronare reale të ekraneve kryesore të Shqipërisë.

Por, thënë këto, problemi është edhe me i rëndë.

Sepse ai lidhet me një strategji të qartë, të ravijëzuar që në fillim të pushtetit të saj nga klika ramiste, për t’i përqëndruar mediat vetëm në pak duar në mënyrë që t’i kontrollojë më lehtë.

Plot tre vite më parë, në maj të 2015, socialistët dolën në skenë me atë që shumëkush sot e ka harruar dhe që u njoh si amendamenti Balla. Atëherë, nën trysninë e lobeve  mediatike, Taulant Balla propozoi shfuqizimin e nenit 62 të ligjit për mediat audiovizive.

Në thelb, ky nen ishte konceptuar për promovimin e pluralizmit në media. Ai ndalonte që televizionet kombëtare dhe platformat dixhitale të ishin nën kontrollin e një njeriu të vetëm (asnjë pronar nuk lejohej të kishte më shumë se 40%) për të mos i përdorur ato si kioska për përfitimet e familjes së vet biologjike, si shantazh për leje ndërtimi, koncesione etj.

Fakti që një eksponent i rëndësishëm i mazhorancës (natyrisht jo me kokën e tij) donte t’i vinte shkelmin këtij kushti thelbësor për lirinë e mediave, i alarmoi institucionet ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, edhe Këshilli i Europës edhe OSBE ngritën zërin për përqëndrimin e pushtetit mediatik në dorën e një grupi të vogël njerëzish. Alarmet e tyre natyrisht nuk u shikuan dhe dëgjuan nga shumica e teleshikuesve shqiptarë, sepse pothuajse askush nuk i transmetoi ato.

Megjithëatë, shumica ramiste, falë presionit ndërkombëtar u duk sikur u tërhoq. Por vetëm përkohësisht. Atë nismë që s’e realizoi dot me dorën e deputetëve, kryeministri e zgjidhi me ndihmën e gjyqtarëve, që sot i anatemon aq shumë. Për një nga turpet e saj më të mëdha, Gjykata Kushtetuese, të cilën sot po e shkërmoq vetingu, vendosi fiks ashtu siç kishte kërkuar Taulant Balla, t’a shfuqizonte nenin e famshëm 62.

Lexo më tej:

Pse Taulant Balla propozon një “grusht shteti” mediatik

Ajo i hapi rrugë grumbullimit të pushtetit mediatik në pak duar. Ajo sanksionoi me këtë vendim të kërkuar nga qeveria, se jo vetëm që televizionet më të mëdhenj në vend mund të jenë pronë e një aksioneri, por edhe gjendjen aktuale, pra, që ato t’i shërbejnë një familjeje të vetme. Kushdo që punon sot në një nga këto media e ka parë se ato janë kthyer në zyra punësimi të grave apo motrave, kunetërve apo vëllezërve, bijve apo bijave, nuseve apo dhëndurëve të pronarëve. Kushdo që ndjek trajektoren financiare të tyre, e di mirë se ato nuk i shërbejnë asnjë gjëje tjetër veçse interesave, tenderave, lejeve, koncesioneve apo PPP, që çojnë para në llogaritë e aksionerëve të vetëm.

Pikërisht këtë deformim të madh që u ndodhi mediave në epokën Rama, e vuri re edhe një studim i fundit investigativ mbi “Monitorim e Pronësisë së Medias- Shqipëri” që u publikua nga BIRN (shiko shkrimin poshtë). Ai theksonte me shqetësim se vetëm 4 familje kanë në territorin shqiptar monopolin e informimit, duke arritur shifrën e frikshme deri në 58% të audiencës kombëtare.
Pra Rama e realizoi edhe në sferën mediatike skemën e njohur: ashtu sikurse kontrollon ekonominë, duke zhvatur të vegjlit t’ u dhënë një grushti oligarkësh, po me të njëjtën mënyrë, ai monopolizoi dhe informacionin.

Lexo më tej:

Skandali / Tre familje, Hoxha, Frangaj, Dulaku kontrollojnë tregun televiziv

Pas kësaj, pas arritjes së këtij synimi, fillon faza e dytë, ajo e korruptimit deri në palcë të kësaj bande të vogël pronarësh. Asnjëri prej tyre nuk mund të ngrejë dorën për të thënë se nuk ka përfituar, në këto pesë vite, qoftë edhe një pasuri publike (përpos liçencës televizive) ndërsa më të mëdhenjtë kanë gllabëruar lejet e kullave të Tiranës dhe fondet e projekteve 1 miliard euro.

Por, sikur e gjitha kjo badërdi të mos mjaftonte, Edi Rama po planifikon tani shtrëngimin edhe më të prangave të lirisë së shtypit, duke dashur t’i riblejë këta pak pronarë me shtimin e taksës së qytetarëve për aparatet e televizivë që kanë në shtëpi.

Projekti është në fazë të avancuar dhe të gjitha palët po fërkojnë duart. Të vetmit që trajtohen si viktima janë si gjithmonë, ata më të dobtit, në këtë rast telespektatorët.

Ata jo vetëm janë zhveshur nga mundësia e një pushteti të katërt të pavarur, aq të domosdoshëm në një demokraci, ata jo vetëm janë privuar nga një informim i drejtë dhe i ndershëm, por tani, kulmi i kulmeve, duhet të paguajnë nga xhepat e tyre atë që fitojnë gjatë ditës, për të dëgjuar gënjeshtra kur hapin TV-në në darkë.

Dhe e dini se përse do të shërbejë kjo shifër afro 10 milionë euro që do të ndahet çdo vit vetëm mes pak pronarëve mediatikë?

Për t’a kuptuar vlen një histori e shkurtër. Kur disa zëra të dobët publikë dhe më pas opozita denoncuan skandalin e dhënies me koncesion të inceneratorëve për djegjen e plehrave, skandalin e parave të zhdukura, moszbatimin e rregullave të tenderimit ndërkombëtar dhe së fundi rrezikun për mjedisin, disa nga televizionet më të mëdha në vend, përgatitën njëri pas tjetrit, reportazhe të gjata dhe të sponsorizuara, ku tregonin se kjo ishte një mrekulli ambientale që rilindja dhe koncesionari po i bënte dhuratë popullit.

Pra ato, jo vetëm që e fshehën realitetin, por nuk nguruan aspak të bëjnë të bardhën të zezë.

Ishte vërtet një skandal, por deri në këtë moment çdo qytetari i lindte e drejta t’a merrte në dorë telekomandën dhe t’a fikte ekranin duke shfryrë: “Të gjithë të shitur”.

Kurse sot, me projektin e ri të Ramës, njerëzit po zhvishen edhe nga kjo liri e fundme. Sepse ata tani janë të përfshirë. Ata do të nxjerin para nga xhepi për të mbajtur në këmbë makinerinë e gënjeshtrës. Ata do të derdhin taksa për t’u mashtruar. ©Lapsi.al



16 Comments

  1. Se pari, te qifsha robt’ ty komentuesit te pare KOMUNIST TAMIST PUNIS!
    MOTREN!
    Se dyti, me pekqeu shume fjalia permbyllese e Bushatit “tani do te paguajne per t’u mashtruar”.
    Tamam situate kafkiane!

  2. Departamenti i Shtetit Amerikan thotè se gjatè vitit 2017, “korrupsioni ishte i pèrhapur ne te gjitha degèt e qeverisjes”.Rraporti flet per Shqiperin ku sundon politika e korruptuar ,mafia, dhe krimi i organizuar .Drejtesia eshte korruptuar dhe nje pjese e sajè e frikesuar nga grupet mafioze, politiko/ ekonomiko/ kriminale.

    ******Per ballè ketije realiteti, rezistenca e politikes qe mban peng Shqiptaret behet gjithnje edhe mè qesharake me “suksesin historik” per “hapjen” e bisedimeve me Europen.
    Propozimi per negociata eshte dispozicion i mirè per Shqiperin ne planin strategjik ,por nuk duhet ngatèrruar Shqiperia me peng-marresit . Dhe nuk duhet ushqyer asnje iluzion mbi eliten e kalbur, qe mbetet pengesa kryesore per zhvillimin e vendit tone .
    Mirpo keta hipokrit po perpiqen te shfrytezojnè çdo hapsirè per te mashtruar Shqiptaret dhe Europen, duke u paraqitur si rreformator te sukseshem, kur dihet se Shqiperia ka humbur te pakten 10 -15 vjet ne kete proçes. Dhe po nga keta maskarenj, jane gjithnje edhe me te korruptuar!
    Deklaratat provokuese te bera nga Edi Rama, se Shqiperia ka te tjera alternativa,( Rusi eTurqi);Edhe sot jane perdorur si argument jashte temes, ne nje mije forma per t”ju imponuar Europes me kriminelet ne bord .Ne krahun tjeter jane“trimat” Berisha-Basha, per te destabilizuar vendin; (Lufta ne parlament,“mosbindja civile”,”çadra e lirise”, marreveshja e 18 majit),te gjitha kane qenè, e jane ne funksion per te sabotuar rreformen ne drejtesi . Te tilla akte kane qene prova te mjaftueshme ne lufte kunder prendimit, siç eshte shprehur Kryetari i Komisionit Evropian Juncker.
    Ne keto kushte Komisioni po shtrine doren popullit shqiptare, dhe jo si merite e puneve te mira shtepiake,por si provè e rradhes per politiken !
    A do te fuqizohet mafia politike Shqiptare me hapjen e negociatave ne keto kushte ?! Sigurisht qe po ; si ne planin e propogandes ,por edhe ne sabotimin e rreformes ne drejtesi .Shembull te fresket kemi Turqin!

    Sistemi hibrit,siç quhet ne Amerike, eshte diskretituar ne pazotesinè e tije per te bere ato pune qe i duhen vendit. Situata te tilla jane bere tashmè shqetesuese per SHBA. Gjitheandej politikanet Shqiptare shihen si njerez te frikesuar nga drejtesia. Njerez te falimentuar para interresave te tyre personal/kriminale ,duke bashkèrenduar ne veprime antikushtetuese me berjen e amnistisè, ligji 449, firma Nishani.( Ligji do te anullohet) .Politika e kalbur po vazhdon te bejè gjithçka tjeter per te ruajtur privilegjet, pushtetin dhe pasurinè e vjedhur nga populli Shqiptare. Shembull te cilen e demostruan Basha-Berisha me forcimin e kontrollit personal mbi PD, si mburoja e fundit ndaj burgut.

    ******Kurrè Shqiperia nuk do te antarsohet ne Europè me kete klase politike te pa rreformuar, antidemokratike, e mbushur me servil e hipokrit .Vjedhjet,korrupsioni ,droga, manipolimet,krimet shteterore kane mbushur thesin 27 vjeçar , gryken e te cilit e mbajnè te mbyllur kater burra ;(Rama,Berisha ,Meta,Basha ) ! Ne Europè me thesin plot nuk mundet te shkohet, kjo eshte pak por e sigurtè!
    Jane standarte Europiane per tu arritur, te cilat perjashtojnè automatikisht kalbesiren politike !

    Amerika dhe Eoropa kerkojnè ;Rreforma te thella ne drejtesi me rrezultate te prekshme dhe te qendrueshme (jo lyerje fasades, boja e te cilave bije pas 2-3 muajve ) .Demokracia kerkon; lufte me tolerancen zero kunder korrupsionit, droges e krimit te organizuar, konfiskime pasurish ,arrestime e denime perfundimtare me garanci per vuajtjen e burgut deri ne diten e fundit;Me dy fjale duhet sundimi i ligjit, dhe jo ruajtjen nen banak;zyrtarè -trafikant drogash,oligark, ministra e ish ministra ,dhe te tjere te korruptuar si Nano, Berisha, Meta,Basha , Tahiri, (Balili),etj.Pas ketyre emrave veprojnè banda kriminale te strukturuara qe ne kompleks perbejnè sistemin politiko-mafioz. Rama eshte kryetari i gatshèm per te shitur sipas nevojes personale çdo njerin prej tyre, qe nuk i garanton burgosjen .Por mesa duket fijet qe lidhin kryeministrin me krimin e organizuar ,drogen dhe korrupsionin, jane shume me komplekse se sa mendohet!! Kleptokracia qendron ne kembe fale ketije ekujlibri politiko-mafioz qe kontrollon drejtesin!
    Mirpo kjo situatè eshte historia qe po vuajmè prej 27 vitesh, ne pritje per te berè shtetin demokratik.

    Dhe çdo tentative per mos berjen e detyrave shtepiake ,o berjen e tyre siperfaqèsore/selektive sa per sy e faqe, ne menyre te perkohshme, ne nivelet e ulta zyrtare; Dhe ne anen tjeter, duke ruajtur faren e krimit ne institucionet e larta politiko -shteterore, nuk ka funksionuar dhe nuk do te funksionojnè . Kjo metodè e djallzuar i sherben mafies politike (PS,PD,LSI ),krimit,dhe oligarkeve!
    SHBA dhe Europa njohin shume mire shkollen e mashtrimit qe praktikon politika e qelbur Shqiptare !
    B E ne gjirin e sajè nuk toleron krimin shteterorè . Nuk lejon pèrdhosjen e institucioneve demokratike, nga nje rregjim hibrit, fabrikuar nga diktatori Ramiz Alia.
    Institucionet Europiane, pikè se pari jane bashkimi i vlerave demokratike ,rrespektimi i te drejtave te njeriut, prones,lirive, tolerances , zhvillimit homogjen ,meritokracisè e konkurrence te lire. Europa kerkon shtet ligjor, denimin e krimeve te diktaturave , rrespektimi i te persekutuarve, memorie ndaj krimeve komuniste Shqiptare. Pra duhen standarte reale dhe jo lojra fjalesh qe degjojmè nga kater mashtruesit social -komunist tash 27 vjet!
    Europa nuk eshte bankomat ,as strehe per te korruptuarit, ish-komunist kriminel,si Ruçi ,Xhafaj me kompani .Por nuk eshte as tregu i droges per Edi Ramen ,dhe nuk ka vend per matrapaza- maskarenjè te korruptuar te PD dhe LSI .
    Shqiptaret duhet ta dine se “kafsha”politike Shqiptare,(sistemi Berisha,Rama,Meta,Basha) eshte e mbyllur ne vathè.Problemi qendron se kemi te bejmè me njerez pa pikè dinjiteti. Dhe po ti lejojme ,ata do te vazhdojnè ta mbajnè pengè Shqiperin, duke e vjedhur deri ne falimentimin e sajè ,ashtu siç beri diktatori dinak Ramiz Alia me arzat e tufzat!
    ******Populli shqiptare duhet bashkuar rreth shpreses ; “Drejtèsisa do te jetè paqja, dhe efekti i drejtesisè, qetèsia dhe sigurisa e perhershme. (Isaia 32,17) .
    Drejtesia eshte kauza legjetime; forca apsulute qe populli Shqiptare ka per tu çliruar pefundimisht nga historia e shemtuar postkomuniste ,pas te ciles fshihet korrupsioni, krimet e pa zbuluara te diktatures ,dhe “tranzicionit” poshterues.(Zoteri,politika ka bere krime mostruoze ,ka vjedhur dhe vazhdojne te vjedhin miliarda euro, dhe po keta kerkojnè te hapin negociatat per te shtuar jetegjatesinè e vjedhjeve, me nje detal; se Shqiperia kurre nuk do te antarsohet ne Europe . Shiko Turqin) !!! Sot jemi perballè ketije realiteti . Ne duhet te luftojmè kleptokracin PS,PD,LSI!!

    ******Njerèzit kanè filluar te reagojnè,ka optimizem. Jane poet ,gazetar ,profesor,shkrimtar e artiste. Dhe mè shume pergatitje e energji duhen shoqerise Shqiptare per tu perballur me korrupsionin ne qeveri dhe opozite; Pasion per te jetuar te lire!

    ”Eshte vetèm mirekuptim i zakonshèm qe gjendet ne masen e madhe te Amerikanève, qofshin ato republikanè apo demokratè; Hasin probleme te perbashketa dhe pajtohen per njè numèr objektivash themelore”.
    DWIGHT DAVID EISENHOWER

  3. Po si e mer guximin o injorant që nuk ke mësuar rregullat elementare të drejtëshkrimit të gjuhës shqipe, që të analizosh “politikën e madhe” ?
    Pa më thuaj se në ciin paragraf të raportit të fundit të DASH, ke lexuar që të cilësohet opozita njëlloj me qeverinë ?
    Raporti i DASH nga fillimi deri në fund, sjell po ato shqetësime që ka ngritur opozita.
    Ti me ate injorancën tënde i del kundër atij raporti duke na nxjerrë njëlloj sipas mendjes tënde të rëndësishme,.
    luftën kundër për “kleptokracin” në PS,PD e LSI (nuk shkruhet kështu o analfabet, por kjo fjalë në këtë rast duhet të shkruhet me ë në fund, kleptokracinë).
    Po aq injorant e tregon veten kur ngatëron emrat e përveçëm me emrat e përgjithshëm e i shkruan edhe mbiemrat me gërmë të madhe. Shkruhet me gërmë të madhe emri Shqipëri se është emër i përveçëm o injorant, por nuk shkruhet mbiemri shqiptare me S të madhe.
    Shkruhet fjala Çamëri po nuk mund të shkruhet fjala Çam me gërmë të madhe, pasi çamë ka me mijra e nuk je vetëm ti.

  4. Rama po varferon shqiptaret e po majmeron zagaret. Zagari Nr-1 mediatik i gjithe pushteteve eshte katunari lezhjan Sander ‘Mafishe” Frangaj, jo me kot Rama dikur kur e pyeste gazetari i Klan i pergjigjej – Te fala Sandrit!
    (Me groteskja ishte kur ku Zagar “Mafishe” Sandri donte te garonte per kryetar PD…)

    1. E vertete. E kane kapur per fyti pronaret e mediave. Ramen dhe Veliajn. Sepse perndryshe, nuk do ti jepnin Sandrit lejen e ndertimit tek Muzeu i Shkencave, afer 21-shit, per kulle 26 kateshe. Po na marrin edhe ajrin keta maskarenj. Zoti mos i lente rehat, te pangopurit. Prandaj nuk shikojme qe te kete nje media qe te jape maskaralleqet e Veliajt, pervec Lapsi-t. Nuk thote askush, asgje, per kthimin e lodrave 7 xhuxhat ne pallat 36 katesh dhe shume sheshe te tjera ne kulla. Po na bejne te perzeme kalamajte nga Shqiperia. Zoti na marrte ne mbrojtje nga kjo shpure hajdutesh.

  5. Ilir meta dhe Edi rama kane Zero,Zero seriozitet e besushmeri para evropianve.
    Hashim thaqi dhe Ramush harry-dinaj klasohen ne te njejtin nivele hajdutesh.
    1.ne nje ane akuzohen per tonelata vitaminash ne trafik ne evrop,krime e tritole grabitje e vrasje serike si atakuan mafiozet e banditet mbrem pronarin e dyqanit,dhe tjetren ane biseda per B-E ,kjo eshte cirke hapje negoviatash dhe shprese,perspektive per shqiptaret.

  6. Nje dite gomari i ulur ne karrike
    mezi merrte fryme dhe teshetinte me zor
    e h cfare te bej i shkreti unei shkrtei
    c’me gjeti mua me kete televizor

    sa marr ne dore telekomanden
    ne mendje -ai -gjati-menje here me vjen
    kur para syve ne ekran shfaqen
    fytyra te droguara te -shpures-aty gjen

    po edhe kete televizor duan shume ta taksojne
    dhe kete e ka pranuar edhe -i gjati-
    po ae di drogaxhiu i semure
    se ketij populli i mbeti vetem-Hallati-.

  7. Kush ka televizion ne shpi rama e shikon te pasur kurse kush ka kanal televiziv privat eshte i varfer .rama ka hapur tre tvsh qe nuk i shikon njeri puneson njeres per vota dhe propagande .ky do te bej enverin por as ate qe bente enveri se ben ne kohen e xhaxhit tvsh shikonte gjith shqiperia tani jo ne zonat malore nuk ka sinjal rama do lek paguajne per tvsh taks dhe tvsh nuk shikojne .shqiptaret flene gjume me perrallat e rames

  8. “Secili dhe çdo qelbèsirè idiote (si Lor .. Van..) e di se çfarè eshte genjeshter.”

    Libri ,”Tè njohèsh njè grua”
    Amos Oz .

  9. Ka dhe nje Ligj te TRETE te Njuhtonit qe çdo veprim ka nje KUNDRAVEPRIM qe me konkretisht do ta shkruaja: Ne emigrantet kemi vite qe paguajme kaksen e televizorit edhe pse nuk e UZUFROJME kete sherbim ku per me pak se 1 muaj qe vijme ne Shqiperi ne paguajme per 12 muaj!..Do te na “detyroj” kjo qeveri qe te organizohemi(qe nuk eshte e veshtire) qe ta pezullojme kontraten e dritave kur te ikim e keshtu qeveria te “thahet ne diell”! Kjo jo se na varferon por ka nje dinjitet kufiri dhe per ne: U dashkemi per “detyra” pa patur “te drejta” d.m.th te vilemi per te majmur xhepat e te tjerve!…Ciao!

  10. Si mundet qe nje parti qe quhet e majte te propozoj ndryshim ligji per interes te mediave? Ku je o edi rama? Ku je o super mashtrus?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *