• |
ide | kryesore

Takimi Rama Merkel/ Si e pasqyruan tre TV-të shqiptare dhe si qëndron e vërteta

Arkiva, Kryesore



Pas takimit Rama- Merkel, i cili u zhvillua në sfondin e debatit: A do t’i thotë po apo jo Gjermania hapjes së negociatave për Shqipërinë, pak nga teleshikuesit shqiptarë, që kanë parë lajmet e mbrëmjes, kanë marrë një përgjiqe të qartë për këtë pyetje. Çfarë ndodhi, a ishte ky takim pozitiv apo më pak i tillë për rrugën europiane të vendit?

Po të shikoje në ora 19.00 lajmet e Vizion Plus, gjithçka dukej rozë dhe pozitive. Madje në faqen online të kësaj media ishte vënë titulli kryesor: “Gjermania jep lajmin e mirë”.

Po të shikoje gjysëm ore me pas raportimin e TV Klan, optimizmi ishte në të njëjtën lartësi. Madje për ta bërë më të fortë atë, televizioni që ka mbajtur një qëndrim pro avancimit të Shqipërisë drejt Europës që në kohën e Berishës, u referohej disa burimeve anonime nga kryeministria që e kishin siguruar Klanin se Gjermania do të thoshte “PO”.

Më të kujdesshme janë treguar në raportim lajmet e Top Channel. Pa qenë as optimistë as pesimistë ata e kanë lënë qëndrimin gjerman të hapur, por duke theksuar: “Merkel kushte për Shqipërinë, Gjermania do të vendosë më vonë”.

Pra pyetja është: një teleshikues shqiptar, që ka parë të tre edicionet kryesore të lajmeve, a e kupton dot se çfarë ka ndodhur në Berlin?

Për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetjeje, Lapsi.al që ashtu sikurse kolegët tanë nuk kishte një korrespondent të tijin në sallë, i është referuar agjensisë Reuters të lajmeve në gjermanisht që ka informuar për këtë. Sipsa saj, madje ajo e thotë që në titull, Angela Merkel nuk ka vendosur t’i thotë ende po Shqipërisë. Ky është lajmi i saktë i ditës së sotme jashtë influencave të politikës që pasqyrojnë mediat sipas preferencave të tyre.

“Kancelarja federale Angela Merkel nuk i dha ende premtim Shqipërisë për çeljen e ngociatave me BE”, shkruajti Reuters duke nënvizuar shprehjen e Merkelit se “që të fillojnë negociatat ka një seri parakushtesh”.

Natyrisht kjo do të thotë se Gjermania nuk ka vendosur as për po as për jo, por ky konkluzion është shumë më larg sesa e raportuan gjendjen disa TV në Tiranë.

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Reuters bën bilancin e takimit: Merkel ende nuk i ka thënë po Shqipërisë

Rama përfundon takimin me Merkel. Për negociatat vendoset në qershor

Merkel-Ramës: Kushte për hapjen e negociatave, vendosim në ditët e ardhshme

 



15 Comments

    1. Po çfarë mutin ke me Bushatin mor idiot rilindas? Vetëm në kohën e enverit kishte idiotë të këtij niveli.

  1. U nis Ismail Qemali i Shqiperise dhe takoi kancelarin gjerman per t’a bashkuar Shqiperine me Europen!! Iku me qeleshe, erdhi pa qeleshe!!!

  2. Deshtim total vizita ne berlin
    . Ngrefja e ketij sportistit ballkanas behet me qesharake kur shkon atje per turp te zotit i shoqeruar nga dy tre shkurtabiqe si Taulanti, Fuga dhe ndonje Agac. Nuk doli ta priste askush ne aeroport. Vetem ambasadori i shqiperise. U mor mesazhi qe aty. I deshtoi dhe darka nga brockullat qe keput e qe ju ka dale boja. I dha dhe merkel mesazh te qarte fare. Te pirdhet tashti bashke me Tahir se nuk ka kryeminister ne bote qe qendron ne detyre edhe sikur faji te ishte vetem i Tahirit , nderkohe qe te gjithe e dine se nuk kishte b tahiri te vepronte i vetem. Ndaj kthehu sic shkove ne berlin, madje po kthehesh me keq sec shkove. Gomar qe e fundose ekonomikisht kete vend dhe shet pordhw ende. I turperuar do largohesh nga politika , pupthi te hidhesh se ke bere politike me gangstere sepse ke bere aleanca me gangstere sepse te kane kapur per k.. gangsteret qe po ju lan parate me kulla. , sepse drejton qeverine me te dobet qe ka patur ndonjehere ky vend ku hajdute xhepash si Ahmetaj e Gjiknuri kane ne dore financat tona. Pordhac deshtak. Tipike per kete vere ballkani.

  3. Bythqira televizione. A thua se i japin buke popullit me lajme te rrema. Sot u vra babai 3 femijeve per vjedhje, jo hasmeri, por vjedhje…
    Se keta nuk po ngopen me tendera dhe po shpikin taksa. E kush do e rruaj karin kur ti qijne gocen Blendi Fevziut e Aleksander Frangajt??? Ti ti qijne e mos ti lejne me qajt cunat e Arta Dades??? ASKUJT

  4. Jam 100% dakort me komentuese EMEN, me lart. Cdo shqiptari i intereson celja e negociatave, dhe sic duken bathet do behet. Por me kete qeveri qe kemi , ky vend po degradon me shpejtesi ne fukarallek,korrupsion dhe krim te organizuar. Eshte aq e zhytur kjo qeveri, sa dhe nje arrestim te madh nuk ben dot. Ata deputetet gjermane, nuk jane as budallenj, as pa inf. Gjerat kane fiks ashtu, sic ata i dine, sic i madh e i vogel i di ne Shqiperi. Grupet e trafikimit te drograve te forta sot jane ne Shqiperi me te forte se kurre. Kane lidhje politike dhe bekimin e kesaj qeverie. Dhe per sy e faqe ( ta zeme se eshte i pafajshem) tahiri duhet te arrestohet. Poor kryem , i cili ben sikur i intereson drejtesia thote qe nuk eshte i bindur ne provat e sjella nga prokuroria. Ose thote qe nuk erreston qeveria etj etj. Tahiri eshte luga e corbes se Kryem. Eshte perfaqesuesi i denje i kesaj klase politike, nuk eshte rastesi. Eshte produkti te mbizoteron sot ne qeverisje dhe ne politike. Hajdut xhepash, njerez te papergjegjshem per detyrat qe ushtrojne. Dua te perkufizoj si banda e xhuxhave grabitqare, me te gjatin ne krye.

  5. I ka informacionet e plota qeveria gjermane për gjëndjen në Shqipëri po aq sa i ka edhe qeveria amerikane qe i paraqiti këto informacione në raportin e saj të fundit.
    As ka pasur nevojë zonja Merkel të dëgjojë se çfarë thotë Edi Rama e si e komentojnë gjendjen e Shqipërisë drejtorët e informacionit të mediave shqiptare.
    Siç njofton Zëri i Amerikës, edhe pa filluar bisedimet me Ramën, z.Merkel ka deklaruar se duhen disa javë (e jo disa ditë siç shoh të shkruhet në mediat shqiptare) që Gjermania të shprehë mendimin e saj për fillimin e negociatave, pasi të ketë formuluar zyrtarisht raportin për gjëndjen reale të zbatimit të reformave e të jetë konsultuar me qeveritë omologe europiane.
    Shqiptarët në tërësi nuk e kanë humbur interesin për t’ju bashkuar BE, e po këtë qendrim mban edhe opozita.
    Le të shpresojmë qe më së fundi Rama ta ketë kuptuar se këto negociata, nuk mund të fillojnë, nëse ai do të vazhdojë ti dalë në mbrojtje ish ministrit të tij të mbrendshëm të lidhur me bandat e drogës.
    KE e bëri kërkesën për fillimin e negociatave pa përmendur asnjë kusht, por nuk besoj që të ketë asnjë qytetar të BE, që të pranojnë që qeveritë e tyre të mbyllin sytë ndaj një qeverie shqiptare që i del në mbrojtje një ish ministri të drogës. Socialisti italian Renzi, veç deshtimit në qeverisje, ishte edhe dyshimi se babai i tij ishte përzjerë në një aferë korruptive, që e nxorri jashtë skenës politike. E si mund ti besojnë, jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe qytetarët europianë, se Shqipërinë do ta nxjerrë nga situata e mafies së drogës, zëvëndësimi i Tahirit me një tjetër ministër qe veç se ka qenë hetues i sigurimit të diktaturës enveriste, ti ketë dalë në mbrojtje vëllait të tij, një kapomafie e trafikut ndërkombëtar të drogës ?
    Është njëlloj sikur Antimafia italiane, ti rekomandojë qeverisë që pritet të formohet në këtë vend, që si ministër të mbrendshëm të caktojë ndonjë antar të familjeve të njohura të bandave të mafies italiane.
    Nuk ka ndonjë rast në historinë moderne europiane perëndimore, që një qeveri të bëjë negociata me mafien e drogës.

  6. Kazani i rames duhet te shprazet nga kokoino-kanabisi,arrestuar peshqit w mdhej si peshkun rama e meta,e pastaj larguar definitiv nga realacioni hommo me turqin.

  7. Kazani i rames duhet te shprazet nga kokoino-kanabisi,arrestuar peshqit w mdhej si peshkun rama e meta,e pastaj larguar definitiv nga realacioni hommo me turqin.

  8. Plaka e mjere Merkel! I ka mbetur vetem Ed Rama ti degjoje pordhet me kufje ne vesh (dhe ai Tsciprasi grek natyrisht, si duket ka atraksion vetem te pederaset)!

  9. Dite te veshtira po kalon o lummadh. Se mos ishte Tahiri ndonje minister i LSI, dhe se poqe ne zgare ti. Tahiri ishte njeriu yt me i afert. Te gjithe leket e trafiqeve ai ti mblidhte. Te gjithe bandat ai i menaxhonte. Ka qene kaq i ekspozuar, sa i kane bere nder te madh me keto qe po mundohen ti nxjerrin. Por jo Merkel , por dhe zoti te te kerkoj koken e Tahirit, ti nuk mund ta arrestish ate. Sepse nese ndodh, e ndjek dhe vete pas. Se ai i di te gjitha, te tuat , te vellait bashke i keni ndare ato te shkreta. Mire eshte, ta hapesh krahun, te marresh persiper nja 2-3 vjet burg dhe do jesh i nderuar. Do mbahesh mend si nje nga kryem me te korruptuar te koherave ne ballkan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *