• |
ide | kryesore

Teatri drejt shembjes/ Artistët thirrje për bashkim para vendimit të Bashkisë

Lajme, Të fundit



Regjisori Kastriot Çipi por edhe aktorët e artistë të tjerë kanë njoftuar se ditën e nesërme në mesditë, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të votojë vendimin që i hap rrugë shembjes së teatrit. Ai bën thirrje për të qenë nesër pranë Bashkisë në shenjë solidariteti.

Artistët vijojnë të kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar duke bërë thirrje për t’u bashkuar.

“Nesër në ora 12, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë votohet projekt-vendimi për kalimin e trojeve në varësi të bashkisë privatëve që duan të ndërtojnë me PPP. Ndër to edhe terreni i Teatrit Kombëtar. Ky është hap konkret për shembjen e TK. Ne po regjistrojmë emrat për të marrë pjesë si vëzhgues në mbledhje. Ata që duan të jenë në sallë, të kontaktojnë me Robert Budinen +355 69 409 5804. Të tjerët le të qëndrojnë poshtë bashkisë në shenjë solidariteti. Ftoni kë të mundni!”, shkruan regjisori Çipi, mesazh i postuar në Facebook edhe nga artistë të tjerë.



1 Comment

  1. eshte bere nje lemsh per punen e teatrit qe ska ku te shkoje, ajo qe skuptohet eshte se ca duan artistet? Te shembet apo jo? Spo merrt vesh asgje, kur dalin neper studio televizive i ke te gjith qe thone duhet ndertuar nga e para se ai teater sben etj etj (vetem lubonja per hir te se vertetes ka qene gjithmone i idese per te mos u prishur). Nga njera ane jane ndertimit te teatrit te ri nga ana tjeter thone hajde prostestojme per mos prishjen. Artistet duhet te dalin ne nje qendrim te perbashket qe dhe publiku ta di dhe ti mbeshtese se kshu behet nje rremuje qe smerret vesh asgje. Ne lidhje me PPP ketu duhet te jene te qarte te gjth e kjo gje sduhet lejuar. Ne te kundert neser mund ti teket kryeministri e te na doje kryeministri te re te na thote shteti ska lek e po e bejm me PPP, e na nderto nje kulle ne mes te bulevardit e na e fut kryeministrine brenda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *