• |
ide | kryesore

Tiranë, përdhunohet një vajzë 16-vjeçare

Lajme, Të fundit



Një djalë 17-vjeçar është duke u hetuar nga Prokuroria pasi dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në Tiranë.

Policia ka bërë të ditur përmes një njoftimi se më datë 23 i ka referuar në prokurori materialet procedurale për 17-vjeçarin me inicialet F.G.

Sipas denoncimit që është bërë në polici, dyshohet se djali më 31 mars të vitit 2018 ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të mitur 16-vjeçare.

E mitura e ka pasur të vështirë të kalojë këtë gjendje, dhe në momentin që është mësuar prej familjarëve të saj, është bërë edhe kallëzimi në polici.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *