• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama detyrohet të përballet me gjermanin Krichbaum në Deutche Welle

Lajme, Të fundit



Edi Rama dhe zërat e tjerë të mazhorancës e kanë shmangur vazhdimisht përballjen me kreun e Komisionit për Çështjet Evropën në Bundestagun gjerman, Gynter Krihbaum, i cili ka qenë pesimist për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, duke thënë se “kushtet nuk janë maturuar ende”.

Mazhoranca përdori mediat pranë saj për ta sulmuar herë si njeri të paguar nga Rusia, herë të kapur për arsye të pashpjegueshme nga Partia Demokratike apo si një zë i veçuar, jo bindës, i koalicionit të drejtuar nga Angela Merkel.

Por në Berlin, Edi Rama është detyruar të përballet me gjermanin që nuk beson se qeveria shqiptare ka bërë sa duhet. Në studion e DW, Rama ka dëgjuar një pjesë nga intervista me Krihbaum, ku ai shprehet:

“Vetëm kur të ketë përmirësime thelbësore mund të themi Po për celjen e bisedimeve për anëtarësim. Është e rëndësishme që reformat të vijojnë, është e rëndësishme që reformat të zbatohen. Unë pres përpjekje të vendosura për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të reformuar ekonominë”.

Rama nuk ka replikuar drejtpërdrejt me kreun e Komisionit parlamentar të Çështjeve Europiane në Gjermani, por ka përmendur një sërë arritjesh të qeverisë, siç është vetingu i prokurorëve dhe gjykatësve dhe çrrënjosja e kanabisit, që janë të njohura për gjermanët, por siç duket nuk mjaftojnë.

“Nëse e shohim nga këndvështrimi i hyrjes në një fazë të re tani është më shumë se mjaftueshëm, po ta shohim nga këndvështrimi i anëtarësimit, PO jam dakort me zotërinë që kemi shumë për të bërë. Por të jemi të qartë. Nuk ka të bëjë me të qënit anëtarë që nesër, por ka të bëjë me nisjen e një pune të madhe për të qenë gati. Po të ishim gati, bëheshim anëtarë. Nuk ka të bëjë me anëtarësimin, por ka të bëjë me përpjekjet” u shpreh Rama.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *