• |
ide | kryesore

Xhaxha dhe nip, burgim të përjetshëm për vrasjen e grekut

Lajme



Gjykata e Selanikut në Greqi ka dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë dy shtetas shqiptarë, xhaxha dhe nip, të akuzuar për një vrasje të kryer 22 vite më parë.

Bashkë me ta do të gjykohej edhe një vëlla i njërit prej tyre, që atëherë ishte 15 vjeç, prandaj dhe çështja u la të gjykohet nga gjykata e të miturve.

Sipas akuzës, vrasja ka ndodhur në 3 shtator 1996, në një fshat të rrethit Pela, në Greqinë e veriut. Viktima, një blegtor vendas, kishte punësuar si bari djaloshin 15-vjeçar dhe marrëveshja ishte që ta paguante me 1.000 dhrahmi në ditë. Mirëpo, pasi e shfrytëzoi për 19 ditë, blegtori nuk pranoi ta paguante djaloshin dhe kjo ndezi zemëratën e xhaxhait dhe vëllait të tij që gjithashtu ishin emigrantë në ato zonë.

Prandaj mbrëmjen e 3 shtatorit 1996 i dolën përpara blegtorit, e rrahën dhe e goditën me sende të forta që i shkaktuan plagë me pasojë vdekjen.

Kufoma e blegtorit 52-vjeçar u gjet të nesërmen nga familjarët, e hedhur poshtë urës së një kanali kullues.

Policia kishte bërë përnjëherë identifikimin e të dyshuarve, nisur nga mosmarrëveshja për çështjen e pagesës që ishte mësuar edhe nga fshatarë të tjerë.

Por të tre ata ishin larguar ndërkaq për në Shqipëri, ku vetëm muajt e fundit u arrit të identifikoheshin nga Interpoli dhe t’u dorëzohet thirrja për gjyqin në Selanik ku ata nuk u paraqitën dhe as pajtuan ndonjë avokat që t’i përfaqësonte, raportojnë mediat greke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *