• |
ide | kryesore

A po rikthehet “EMDrive”, projekti mund të na çojë në galaktika të tjera?

Stil



Nëse funksionon, sistemi “EMDrive” do të mundësonte udhëtimin në hapësirë me shpejtësi që i kemi parë vetëm në filma fantastiko-shkencorë deri tani.

“EMDrive” ishte një projekt i NASA-s shumë vite më parë, por u la pas dore pasi shumë shkenctarë e cilësuan si një çmenduri dhe të pamundur realizimin e tij, pasi shkonte përkundër ligjeve të fizikës.

Por si funksionon ky sistem?

“EMDrive” vendoset në lëvizje përmes fushës elektromagnetike të prodhuar nga një pajisje e posaçme, që konverton energjinë elektrike në forcë shtytëse pa pasur nevojë për një raketë shtytëse që përdoret aktualisht.

Shkenctarët gjermanë të Universitetit të Teknologjisë në Dresden e kanë studiuar sërish këtë sistem dhe kanë arritur në përfundimin se është i realizueshëm. Kjo ide, sipas tyre, do të revolucionalizonte udhëtimin në hapësirë.

“Duhen ndërmarrë testime të mëtejshme për të studiuar mënyrën e ndërveprimit magnetik dhe lidhjet e tyre. Hapi tjetër do të jetë një mburojë magnetike, më tepër testime në vakuum dhe modele më të përparuara EMDrive”, – u shpreh Martin Tajmar, profesor i Universitetit të Dresdenit, që prezantoi punën e tij në Institutin Amerikan të Aeronautikës në Orlando.

Grupi i studiuesve gjermanë thonë se ky sistem udhëtimi redukton në vetëm 4 orë kohën e përshkimit të distancës Tokë-Hënë dhe për 100 vjet për në Alpha Centauri.

Mbi këtë koncept nuk kanë punuar vetëm shkencëtarët gjermanë dhe amerikanë. Britanikët, francezët, kinezët e rusët prej dekadash vijojnë hulumtimet, por asnjëherë nuk kanë përparuar sa pretendimet e studiuesve të Dresdenit.



1 Comment

  1. Ju gazetaret e leshit nuk ja keni as idene me te vogel ne lidhje me EMDrive.
    Mos shkruani artikuj te cilet nuk i kuptoni sepse keni shkruar budallalleqe, dhe gjera te pa verteta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *