• |
ide | kryesore

Aksident tragjik për 12-vjeçarin shqiptar në SHBA, ndërron jetë 5 ditë pasi u largua nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



Një djalë 12-vjeçar shqiptar pësoi një aksident tragjik në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 5 ditë pasi ishte larguar nga Shqipëria së bashku me familjen e tij.

Mediat amerikane bëjnë me dije se i mituri i identifikuar si Elios Xhemollari u përplas nga një kamion në kohën që po shëtiste me biçikletë në Garfilld.

Kamioni po drejtohej nga një 43-vjeçar me banim në Nju Xhersi. Shoferi po bashkëpunon me policinë për zbardhjen e ngjarjes, por nuk është ngritur asnjë akuzë kundër tij.

Policia thotë se ditët e fundit Eliosi kishte nisur procedurat për t’u regjistruar në shkollë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *