• |
ide | kryesore

Arbitri anglez rrëfen çfarë i ndodhi pas ndeshjes Real Madrid – Juventus

F1, Sport



Për ta promovuar, Football Association e ka caktuar të drejtojë finalen e FA Cup të 19 majit në stadiumin Wembley mes Chelsea dhe Manchester United. Një tjetër ndeshje “big” për trajnerin e ri Michael Oliver, “bilbilin më të urryer” nga juventinët pas asaj penalltie të dhënë në minutën e 93-të në favor të Real Madrid bashkë me përjashtimin e Buffon. Arbitri anglez është kthyer të flasë, jo direkt për ato momente dramatike sësa për efektin që pasoi nga njerëzit dhe polemikat në kronikat sportive.

“Kam pasur ditë të çuditshme” – tregon Oliver në një rrëfim për faqen online të Federatës Angleze të Futbollit. “Megjithatë jam i lumtur sepse shumë njerëz më kanë mbështetur dhe më kanë qëndruar pranë. Ka pasur deri njerëz që më kanë ndalur në rrugë dhe jam ndjerë i prekur. Shefat e mi më kanë telefonuar menjëherë për të më dhënë mbështetje”.

Oliver flet edhe për finalen që do të diskutohet mes skuadrave të Conte dhe Mourinho.

“Një detyrë që më bën krenar. Në nisje të karrierës e ëndërroja një finale të FA Cup. Nuk e besoja që do të bëhej realitet. Me kalimin e viteve u bë një mision i mundur. Interesante është se nga fëmijëria ndeshja e vetme që mbaj mend është finalja mes Manchester United dhe Chelsea e 1994-ës. 24 vjet më vonë jam unë ai që do ta arbitroj”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *