• |
ide | kryesore

Arrestohen dy zyrtarë në Korçë, merrnin ryshfete për regjistrimin e makinave

Lajme, Të fundit
Policia-korce-640x3401_0.jpg

Dy zyrtarë të Drejtorisë Rajonale  të Shërbimit të Transportit në Korçë janë vënë në pranga. Mësohet se dy kontrollorë fizik të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor janë arrestuar, pasi akuzohen për veprën penale “Korrupsion”.


Zyrtarët janë Daniel Xhemo, 52 vjeç dhe Fredi Gogo 64 vjeç, akuzohen se merrnin ryshfet për regjistrimin e makinave.



Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas, janë kapur në flagrancë duke marrë shuma lekësh nga shtetas të ndryshëm, për të favorizuar regjistrimin e mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë, ku ndryshonin vitin e prodhimit të automjeteve me qëllim shmangien e taksave.



1 Comment

  1. Keta jane specialistet e PS e sot te Rilindjes qe se kane per here te pare qe perballen me drejtesine pasi kane nje jete te lidhur me kete institucion dhe me keto pislleqe..Por qeveria e sotme i mblodhi prape atje pasi ata jane profesioniste per keto pune dhe kesaj qeverie i duhen te tille.(profesionistet per keto pune s’ka me shumice per qeverine tone)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *