• |
ide | kryesore

Cila është krijesa më e rrezikshme në botë?

Stil



Krijesa më vdekjeprurëse në botë është mushkonja.

Po, mushkonjat , insektet e bezdisshme që thithin gjakun dhe transmetojnë viruse nga personi në person, janë përgjegjëse për vdekjet e lidhura me kafshët (830.000 në vit për të qenë të saktë).

Për krahasim; njerëzit janë përgjegjës për 580,000 vdekje njerëzore në vit, gjarpërinjtë llogariten për 60,000 vdekje në vit dhe peshkaqenët kanë marrë vetëm gjashtë jetë në vit.

Mushkonjat janë përgjegjës për përhapjen e virusit Zika, si dhe të sëmundjeve të tjera kërcënuese për jetën si dengja dhe ethet e verdha.

Por këto sëmundje nuk janë ato që bëjnë mushkonja aq vdekjeprurëse.

“Duhet të mbajmë në mend se numri i madh i sëmundjeve dhe vdekjeve që lidhen me mushkonjat vjen nga malaria,” – shkroi miliarderi amerikan Bill Gates në një postim në blogun e tij.

Malaria është një infeksion parazitar i përhapur nga mushkonjat që mund të çojë në të dridhura, ethe dhe përzierje, së bashku me ndërlikime të tjera më të rënda, përfshirë dështimin e organeve.

Sëmundja vetë është përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve të lidhura me mushkonjat, kryesisht në Afrikën Sub-Sahariane.

Fatmirësisht, numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja po bie.

Ndërmjet viteve 2000 dhe 2015, vdekjet e malaries ranë me 62%, që përkthehet në 6.8 milion jetë të shpëtuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.



1 Comment

  1. Insekti tiger eshte arma me e rrezikshme ne glob.
    mund te kontaminon deri ne 37 infektime diferente,por varet cilat i ka ne goje,therrcin e tij.
    specifika eshte se ka dy kanal gype ne majen e therres apo gjilperes,dhe ne njerin thith gjakun e njeriut apo shtazes,dhe tjeren gyp liron virus,bakteri apo parasite,si paludismi,virus fievre jaune,bakertie si tuphus etj.flas per te gjitha insektet fluturuse.
    a i sektet jo fluturuse si rriqni japin gnuthashtu bakteri e parazit virus.si borrolia bakterin.babesia parasite.
    fievre de krime kongo virus dhe ethet hemarrogjike si ne kosove.
    a ne shqiperi ka raste te pamudismit malarie.p-falciparum.p-vivox.p-ovale.
    me i rrezikshmi dhe shpejte vdekjeprues eshte paludismi falciparum ne munges tretmani adekuat.
    Tjeret insekt dhajn leishmaniose visceral tejet brutal e te rrezikshme,nga nje parasit brutal.
    Keto semundje gjinden me shumice ne afrike,azin,ametiken latine.mesdhe dhe ne kushte klime te veqant edhe ne evrop,si espania,portugali,itali shqiperi e greqi.
    Rrinqnat gjinden qdokund por varet nga klima e moti.
    Pickimi nga fisa marimanga eshte i tmerrsbum dhe duhet tremanet specifik serum + abtibioterapi se jane te rrezikshme toksina e bakterit e tyre.
    nga prof dr expert infectioligie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *