• |
ide | kryesore

Deputeti gjerman tregon çfarë i premtoi Rama për Saimir Tahirin

Lajme, Të fundit



Sipas deputetit gjerman të SPD-së, Josip Juratovic, Edi Rama i premtoi Komitetit të Bundestagut për BE-në, se do të veprojë menjëherë për çështjen Tahiri, sapo të ketë prova të mjaftueshme nga Prokuroria.

Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur”, Juratovic u shpreh se Gjermania nuk do t’i kërkojë kurrë një qeverie që të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar.

“Kryeministri na siguroi te gjitheve se do te veprojë menjehere sa të ketë prova të mjaftueshme nga Prokuroria.

Sa i perket heqjes se imunitetit, ne kemi kritere te ndryshme nga Shqiperia.

Megjithate, dua ta bëj të qartë se kriteret per hapjen e negociatave nuk vendosen as nga Gjermania as ndonjë vend tjetër. Gjermania s’do i kërkojë kurrë nje qeverie të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar, rëndësi ka zbatimi i ligjit” – u shpreh Josip Juratovic.



5 Comments

  1. ore si mund te veproje Rama, ai eshte Kryeminister apo Kryeprokuror, kuptohet flas per nje shtet normal. Nuk e shihni qe tallet< do veproj sapo te kete prova te mjaftueshme nga prokuroria

  2. Më skandalozja në deklarimet e Ramës, është se ai e paraqet punën sikur nuk mundet që një kryeministër të arrestojë një ministër se kjo është “detyrë” e drejtësisë.
    Nuk i ka kërkuar askush Ramës që të bëjë prokurorin e të arrestojë ai Tahirin.
    Ai akuzohet se pse e ndaloi prokurorinë me mekanizmin e votave të parlamentit, për të arrestuar një politikan të lidhur me mafien e drogës.
    Opozita shqiptare nuk e akuzon Ramën se pse nuk bën prokurorin, por përkundrazi se pse mer ai rolin e avokatit të krimit e në të njëjtën kohë bën edhe prokurorin e gjykatësin për opozitën.
    Në vendet perëndimore shkon para drejtësisë edhe një ministër që për ndonjë hall familjar, përdor ndonjë avion shtetëror e jo më ti dilet në mbrojtje një ministri me makinën e të cilit trafikohet droga.
    Është paturpësi e madhe që një kryeministër të gënjejë në mënyre flagrante.
    Rama deklaron se ministrit Tahiri i ka hequr imunitetin.
    Si mund të hiqeshka imuniteti i një deputeti, duke penguar prokurorinë që ta arrestoje ate ?
    Çfarë prova i kërkon ai prokurorisë për kanabizimin e gjithë Shqipërisë e trafikut rekord të tij në Europë, kur tashmë gjithë qytetarët shqiptarë janë dëshmitarë të këtij krimi e përgjegjesia për këtë bie njëlloj si tek ministri i mbrendshëm, ashtu edhe tek kryeministri ?
    Kërkon të mbrohet me lojra fjalësh se Gjermania nuk është Venezuelë.
    Sigurisht që nuk është Venezuelë, e kjo është arsyeja që deputetët gjermanë druhen të hapin negociata për pranimin e Shqipërisë në BE.
    Nuk e shohin të keqen ata tek gjithë shqiptarët se ju ngrihet apo jo, por tek ky kryeministër i papërgjegjshëm, gënjeshtar e gojë ndyrë me të gjithë.

  3. “Derisa te me sjelli prokuroria prova”. E bukur kjo, gjetje eshte. Po ju ziti kryem cfare jeni!!! Gjykate qe vlereson provat!!! Dmth je me lart se drejtesia, je zoti ne kete vend. Jeni bere aq qesharak, karagjoz sa nuk te beson dhe nje femije. Per Tahirin vetem ti ske prova. Se e promevive si min me i suksesshem dhe qe i duhet ketij vendi. Ai ishte thjesht nje ordiner, qe mblidhte leket per rrenje kanabisi te mbjellur, dhe pastaj dhe per ton te trafikuar. Dhe keto leke i ndanit bashke, blinit votat, blinit mediat,blinit deputetet. Sigurisht qe ju nuk keni prova. Sepse bashke me Tahirin, zhdukeni dhe ju. Mund te vishesh bukur shtrenjte, mund te mbash fjalime te bukura, por je tashme i kapur ne flagrance. I ekspozuar dhe i konsumuar si asnje politikan tjeter ne Shqiperi. Tahiri and co, jane produkt te menyres tende qeverisese, qe filloi qe ne bashki. Por llumi mbetet llum, ordineri ordiner. Ky eshte standarti jot. Nuk i reziston dot kesaj kategotrie. E ke frike, i nenshtrohesh. Je nje nga ata. Largohu dhe dorezoju drejtesise. Bej dicka dinjitoze ne jeten tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *