• |
ide | kryesore

Fakti / U bojkotua apo jo nga deputetët gjermanë darka e Ramës në Berlin?

Arkiva, Të fundit



Në Tiranë po zhvillohet një debat i zjarrtë nëse një pjesë e deputetëve të djathtë të Bundestagut e bojkotuan darkën e shtruar nga ambasada shqiptare në Berlin për nder të vizitës së Ramës. Mediat pranë PD-së kanë dhënë versionin e tyre duke gjetur madje edhe shkakun e bojkotit: Restoranti shumë i shtrenjtë që ka rrevoltuar ligjvënësit gjermanë. Ato shtuan madje se Rama ka mbetur në tryezë vetëm me Fugën dhe Taulant Ballën.

Krahu i qeverisë e ka hedhur poshtë këtë lajm duke nënvizuar se ky është një “fake news” i prodhuar nga zyrat e opozitës.

Po si qëndron e vërteta?

Atë ka në dorë ta zbardhë vetëm Edi Rama dhe stafi i tij. Ata kanë botuar gjatë ditës së sotme një album të plotë fotografish (fotot poshte) nga takimet me Merkelin, kreun e parlamentit Schäublen, deputetët social demokratë dhe ata konservatorë, madje edhe me armikun e shpallur Günther Krichbaum.

Po në këtë album mungonin vetëm fotot nga darka e shumë diskutuar. Rama dhe stafi i tij mund t’i botojnë edhe këto foto nga darka e famshme për të zbardhur realisht se me kë ka trokitur gotat kryeministri në Berlin.

©Lapsi.al

https://youtu.be/D4AEw0OcKsU



4 Comments

  1. Sa te mjere jeni!!!
    Te gjith qe i njoh med kan terhequr verejtjen se shqipraret e s
    Shqiperise Jane njerez te mjere edhe gjat gjithe jetes i kam mbrojte. Por edhe une po pajtohem. Disa prej jush jeni njerez te mjere. Jo qe jam pro Rames sepse nuk jam, po se jam shqitar!!!

  2. Per komentuesin e siperm,,shqiptar,, Ju i dashur ndjenjen shqiptare te atdhe dashurise nuk po ua perfol njeri, porme pare duhet te pyesni kete KM tone, se eshte me shqiptare per shqiptaret, kur eshte ne shqiperi, apo shtihet me shume si atdhetar kur eshte ne vizitapefaqesimi? Duhet te dallojme mashtrimin nga realiteti, e aktrimin me gjendjen reale te qytetareve shqiptar, se ne c;gjendje mjerane e ka cuar ky KMNuk mund te jeshe familjar, po nuk dite te mbash shtepine tende, por tu japesh mend familjeve te botes. ATDHEU FILLON QE NGA FAMILJA.

  3. Shumë bukur e ke thënë me fjalet e fundit o komentuesi Selman.
    “Atdheu fillon nga familja”
    Mund të kenë gabime e kusure ndoshta të gjithë politikanët shqiptare, por nuk mund të gjesh një shembull më negativ për familjen se ajo e Edi Ramës, tek asnjë politikan.
    Arriti të martohet pas shumë ndarjesh, vetëm pasi i kaloi të pesëdhjetat. Ka krijuar një familje me tre “fëmijë” që nuk kanë të njejtët prindër. Njerin e quan fëmi të babait të tij, vajza është e gruas së pestë e vetëm fëmia e tretë që e ka dënuar me emrin arkaik Zaho, bashkëjeton me dy prindërit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *