• |
ide | kryesore

FOTO/ Biznesi i vogël del në protestë në Pogradec, kundërshtojnë skemën e TVSH-së

Lajme, Të fundit



Bizneset e vogla kanë dalë edhe sot në protestë kundër skemës së TVSH-së. Këtë herë kanë qenë pogradecarët ata të cilët kanë dalë në rrugë në shenjë proteste kundër kësaj skeme.

Skema e miratuar nga qeveria u fut në fuqi në datën 1 prill, ndërkohë tregtarë të shumtë në vend e kanë kundërshtuar këtë skemë, duke protestuar dhe duke mbyllur qepenat e bizneseve të tyre.

Ata shprehen se do t’i mbyllin subjektet e tyre nëse kjo situatë vazhdon kështu, pasi sipas tyre, kjo skemë në gjashtëmujorin e parë të vitit do të sjellë rreth 25 mijë deri në 30 mijë biznese të mbyllura dhe gjashtëmujorin e dytë do të mbyllë rreth 50 mijë biznese në total.



1 Comment

  1. Shumë mirë që protestohet. Ka vajtur aty ku nuk mban më! Por unë nuk e kuptoj ku është shoqata e biznesit të vogël??? Unë kam 20 vite që paguaj taksa dhe tani e mora vesh se paska një shoqatë që “mbron” të drejtat tona! Nëse deri tani ka qenë inegzistente ka rastin më të mirë për të vepruar! Boll me protesta të veçuara! Duhet lënë një datë për të gjithë Shqipërinë dhe të protestohet para Ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë! Le të marrin pjesë dhe parti politike që përkrahin biznesin! (nuk ka asgjë të keqe në këtë rast). Mos të justifikohemi se “nuk protestoj se kanë ardhur këto të PD, PS apo LSI” EKONOMIA është mbi të gjitha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *