• |
ide | kryesore

FOTO/ Inter – Juventus thyen një rekord ende pa u luajtur

Sport



Tashmë është zyrtare. Ndeshja e së shtunës në mbrëmje mes Inter dhe Juventus do të shënojë rekordin absolut në Itali për sa u përket arkëtimeve. Janë mbi 5 milionë euro të arkëtuara për shkak të 78 328 biletave të shitura.

Nuk është një rekord vetëm për Serie A, por për të gjithë Italinë. E ka komunikuar këtë vetë Inter me një mesazh në Twitter duke falënderuar tifozët.

“Me 78 328 spektatorë #InterJuventus është tashmë “sold out”. Mbi 5 milionë euro të ardhura, rekord absolut për futbollin italian. Faleminderit #InterFans” – thuhet në mesazh. Thyhet në këtë mënyrë rekordi i mëparshëm me 4.8 milionë të regjistruar në derbin e kaluar me Milan. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *