• |
ide | kryesore

Ish-drejtori i CIA-s, Mike Pompeo konfirmohet si Sekretar i Shtetit

Planet



Senati amerikan konfirmoi ditën e sotme ish-drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo në postin e Sekretarit të Shtetit megjithë kundërshtimet e demokratëve.

Këta të fundit kanë vënë në pikëpyetje disa qëndrime të Pompeos të vijës së ashpër në politikën e jashtme dhe disa deklarata rreth grupeve të pakicave.

Sekretari i ri, Pompeo do të zëvendësojë Rex Tillerson, i cili u shkarkua muajin e kaluar nga Presidenti Donald Trump.

Republikanët ishin të bashkuar në mbështetjen për zotin Pompeo, ndërkohë që demokratët, përveç katër prej tyre, kishin njoftuar se do të votonin kundër konfirmimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *