• |
ide | kryesore

Kapet pas 40 vitesh vrasësi serial i Kalifornisë, ish-polici kreu 12 vrasje e 45 përdhunime

Planet



Pas 40 vitesh ndjekje arrestohet monstra e Kalifornisë. Policia dhe FBI kanë mundur të kapin burrin që ka kryer 12 vrasje, 45 përdhunime dhe 120 grabitje. Ai ishte një ish-agjent policie.

Joseph James DeAngelo u arrestua në moshën 72-vjeçare, pasi kërkohej për krimet e sipërpërmendura prej 40 vitesh. Ai njihet me nofkën “Golden State Killer”, (Vrasësi i Shtetit të Artë) dhe është njeriu që u kthye në tmerrin e Kalifornisë së viteve 70-80.

Për ta identifikuar siç shkruajnë mediat vendase, u desh edhe një analizë ADN-je.
Për më shumë se dyzet vjet, ai kishte mbetur një spektër pa fytyrë. Rrezik i madh për një rajon të tërë nga Sacramento në Orange County.
U deshën dekada dhe ngulmim nga ana e hetuesve, por edhe një libër që ai të arrestohej, siç konfirmoi edhe zëdhënësja e FBI, Angela Bell.

LIBRI QË HAPI HETIMET
Njeriu i arrestuar në Sacramento quhet Joseph James DeAngelo. Përshkrimi i tij korrespondon me atë të atij që shkaktoi terror në Kaliforni në vitet ‘70-80. Kërkimet për të nisën në fillim të këtij viti, pasi në treg doli një libër me titull “Do të jem në errësirë”, shkruar nga Michelle McNamara, autor i cili për vite ka qenë i pasionuar për rastin e vrasësit serial. Rast në të cilin hetuesi Paul Holes ka punuar për dekada, e që deklaronte se vrasësi pasi dëgjonte lajmet ndryshonte vazhdimisht mënyrën se si i sulmonte viktimat e tij, ç’ka edhe vështirësonte kapjen.

“I mbuloi gjurmët shumë mirë”,- tha Holes, duke shtuar se: “Ajo që killeri nuk mori parasysh ishte përdorimi i teknologjisë për të gjetur gjurmë të ADN-së”. Hetuesi shpjegoi se vrasësi ka lënë shumë gjurmë të ADN-së së tij dhe policia i ka përdorur ato për ta identifikuar atë.

VIKTIMA E PARË, NJË GRUA E PËRDHUNUAR NË SHTËPI
Përdhunimi i parë i killerit daton në 18 qershor 1976: Viktima, Jane, ishte duke fjetur me djalin e saj 3-vjeçar, ndërsa burri i saj kishte shkuar në punë. Në një moment një njeri i maskuar hyri në dhomën e gjumit me një thikë kasapi në dorë, lidhi nënën dhe djalin e saj. Iu lidhi sytë dhe pastaj përdhunoi gruan. Që nga ai moment, përbindëshi u bë një nga njerëzit më të kërkuar në Amerikë.

Por ai vazhdoi të kryejë vrasje, përdhunime dhe grabitje gjithashtu në Kaliforni. Fillimisht ai synonte femrat e vetme me fëmijë, deri në vitin 1986. Pastaj ai goditi disa çifte brenda shtëpive të tyre. Askush nuk ishte kapur apo identifikuar. Në vitin 2001, FBI ofroi një shpërblim prej 50,000 dollarësh për ata që jepnin informacione për të arritur në gjurmët e tij. Por çështja u mbyll vetëm pas 40 vitesh. Gjithë këto kohë, autoritetet kanë pasur vetëm përshkrime të fytyrës së autorit, të cilat mund t’i shikoni më poshtë.

/BW



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *