• |
ide | kryesore

Kirilli vjen në Shqipëri, njësia speciale ruse blindon Tiranën

Lajme, Të fundit



Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill, pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit, ditën e shtunë nën masa të forta sigurie.

Mësohet se së bashku me të nga Rusia, do udhëtojnë dhe njësi speciale ruse, që do garantojnë sigurinë e tij.

Njësitë speciale Ruse, janë pjesë e stafit të sigurisë së Kirill në çdo vend të botës që ai viziton.

Duhet theksuar se Kirill për nga rëndësia konsiderohet në rang të barabartë me krerët botërorë të feve si Papa i Romës, apo Patriarku i Stambollit, dhe nisur nga kjo situatë dhe shërbimet e sigurisë në Shqipëri kanë marrë një sërë masash për të parandaluar çdo ngjarje të pakëndshme, gjatë vizitës tre ditore të Kirill në Shqipëri, shkruan shqiptarja.com.

Shërbimet e inteligjencës shqiptarë kanë marrë një sërë masash, edhe në qytetin e Beratit, ku në datën 28 prill në orën 18:00 në ambjentet e pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”, do zhvillohet një koncert, ku do performojë korri Sinodal i Moskës.



1 Comment

  1. biejn ne SHQIPERI patriarkun rus. Ketu ka pjesen e saj edhe kjo qeveri qe po propogandon nderhyrjen
    ruse. Keshtu fillojne hapat e para. RAMA e paska mire ditur se po fillon nje nderhyrje e re ruse., prandaj
    presionin ndaj europes e mbeshtet tek ajo qe ka kurdisur vete, dhe nuk ka argument per nxitjen e teroristeve islamike nga rusia ne shqiperi, kjo vetem qe te trembe europen me gogolin rus

    Vizita e patriarkut rus ne shqiperi nuk mund te behet pa viston e qeverise. Ai eshte i mirepritur nga besimtaret, por ftesen nga JANULLATOSI GREK, E VIZITE NE tirane. kETU TE NDALEMI SE FUTET EDHE POLITIKA. kY kM po mundohet te trembe europen me ariu rus, e me nderhyrjen gjoja per perkrahjen e terorizmit islamik . Nje genjeshter e hipokriziabsurde te mendohet nje gje e tille, jo se ruset janete pa perlyer. por sepse asnjehere nuk ka ndodhur e te ndodhe ajo qe pretendo ky shpifes e makiavelist per muslimanizmin ne shqiperi, Politika ortodokse e greqise po i leviz objektivat e saj ne sherbim te qeverisese mafies shqiptare.

    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *