• |
ide | kryesore

Rama për Krichbaum: Është vetëm një ndër qindra deputetë të Bundestagut gjerman

Lajme, Të fundit



Qëndrimin e deputetit të CDU-së, Gunther Krichbaum, Edi Rama u përpoq të mos i jepte rëndësi në konferencën që mbajti nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Edhe pse Krichbaum drejton komisionin e Bundestagut për çështjet e BE-së, sipas Ramës, qëndrimi i tij për Shqipërinë se reformat e deritanishme nuk janë të mjaftueshme, nuk ka një peshë relativisht të madhe. Rama u shpreh se qëndrimi i Gunther Krichbaum nuk është suprizë për të, por as arsye që të jetë i pakënaqur nga vizita dy ditore në Berlin. Vizitë të cilën e quajti të sukseshme, pavarësisht raportimeve nga shtypi gjerman se Ramës i është kërkuar llogari për Saimir Tahirin, apo dhe i është bojkotuar një darkë nga deputetët gjermanë.

“Sa për Krichbaum, nuk ma ka thënë në sy por nuk është surprizë për mua, por ai kështu e mendon. Ai është një ndër qindra deputetët e Bundestagut, kështu që është që mendimi i tij ka atë peshë që ka por nuk më gjen të papërgatitur, dhe nuk është arsye për mua që të më ulët kënaqësia e rezultateve të kësaj vizite” – u shpreh Rama, teksa dukej se kishtë vështirësi në frymëmarrje.

©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. per ramen frroku,ndoka,habilajt,tahiri,balili,shullazi,roshi,doshi kan me shum rendesi.keta funderrina e sollen ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *