• |
ide | kryesore

Senati amerikan miraton si Sekretar të Shtetit, ish-shefin e CIA-s

Lajme, Të fundit



Senati amerikan konfirmoi ish-shefin e CIA-s, Mike Pompeo në postin e Sekretarit të Shtetit. Pompeo është akuzuar si mbështetës i ideve anti-myslimane dhe homofobike. Senati votoi 57 pro dhe 42 kundër në votimin e aprovimit të tij në krye të diplomacisë amerikane dhe si “krah të djathtë” të Donald Trump.

Paraardhësi i tij Rex Tillerson u shkarkua muajin e kaluar nëpërmjet Twitter nga kreu i Shtëpisë së Bardhë. Senatorët republikanë që kontrollojnë dhomën e lartë votuan unanimisht në favor të tij ndërsa atyre iu bashkuan edhe 6 demokratë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Bën si bën dhe e hedh edhe Bushati një shashkë propogandistike soroiste kundër z.Pompeo.
    Sipas këtij shkrimi të Lapsit të Bushatit, Pompeu qënka “akuzuar” për idetë antimyslimane e për homofobizëm” ????
    Por pse nuk e thotë Bushati se akuza të kujt janë këto e me çfar faktesh vërtetohen ?
    Qënka krim që një politikan të jetë i ashpër kundër ekstremizmit terrorist islamik e ta cilësosh ate si “armik i myslimanëve” ?
    Qënka krim që të kesh bindje që nuk pajtohen me homoseksualitetin si fenomen i panatyrshëm ?
    Në afërsisht 8 miliard njerëzit që ka bota, sa prej tyre propogandojnë homoseksualizmin si vlerë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *